Перейти к содержимому

Debati Nano – Ruci per rendin e dites: Ti mesoj une shenjat e pikesimit, mu pergjigj...

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Debati Nano – Ruci per rendin e dites: Ti mesoj une shenjat e pikesimit, mu pergjigj...

113 365 просмотров · 6 лет назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
113 365 просмотров · 6 лет назад
Televizioni Klan sjell për here të parë pas 19 vitesh të gjithë mbledhjen e plotë të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialistë të vitit 2001. Një prej mbledhjeve e cila mund të konsiderohet historike për shkak dhe të akuzave dhe kundër akuzave të forta mes dy kampeve në Partinë Socialiste të vitit 2001 zgjati plot 3 ditë nga data 03 dhjetor deri me 5 dhjetor 2001. Mbledhje nga e cila u var dhe fati dhe karriera politike e shumë prej protagonistëve dhe ministrave të qeverisë së asaj kohe. Në KPD-në e famshme të dhjetorit 2001 dhanë dorëheqjen tre ministrat e qeverisë Meta, e më konkretisht: Ministri i Financave Anastas ANGJELI ; Ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit Mustafa MUCI; Ministri i Punëve Publike dhe Turizmit Bashkim FINO . Në mbi 20 orë transmetim televiziv në tre ditë të ndryshme KPD e dhjetorit 2001 mori vendime të rëndësishme për stabilizimin e përkohshëm të marrdhënieve mes dy grupimeve politike brenda partisë socialiste si dhe u rikonfimua mbështetja për qeverinë Meta. Mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-në dhjetor të vitit 2001 shënoi dhe kulmin e “Lëvizjes për katarsis” e iniciuar nga kryetari i partisë Fatos Nano. Dita e parë e diskutimeve në KPD u shënua nga debatet e forta dhe të ashpra të kryetarit të PS Fatos Nano me ministrat e qeverisë Meta dhe me anëtarët e kryesisë së PS dhe anëtarët e KPD-së Lajme Arkiva 2001 SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/