Tv Klan - “Pse më sheh”, konflikti që i mori jetën 24-vjeçarit
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Tv Klan - “Pse më sheh”, konflikti që i mori jetën 24-vjeçarit
9 095 просмотров · 3 дня назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
9 095 просмотров · 3 дня назад
Personi që shihni në foto është 24-vjeçari Ylber Luli, i cili mëngjesin e kësaj të marte mbeti i vrarë në derën e banesës së tij, ndërsa I plagosur mbeti babai i tij, shtetasi me iniciale Q.L, 63 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku nga konflikti u plagos me thikë dhe autori i ngjarjes, 24-vjeçari, me iniciale A.V, që shihni në këtë foto, tashmë i arrestuar.
Sipas policisë e gjithë ngjarja ka zanafillë një konflikt i cili kishte nisur pak orë para vrasjes në një bar kafe në zonën e Gjuhadolit, ku viktima në shoqërinë e dy miqëve të tij u përplas verbalisht me autorin.
Burime pranë grupit të hetimit i thanë Tv Klan se kjo zënkë mes tyre ka nisur për një “pse me sheh”.
Pas këtij momenti 24-vjecari Luli është larguar nga lokali, por autori, nën kërcënimin e një pistolete ka marrë në makinë një nga miqtë e tij për t’i treguar banesën.
Pasi kanë mbërritur tek shtëpia e Ylber Lulit ka pasur një përplasje mes palëve ku ka ndërhyrë edhe babai i viktimës, për të shuar konfliktin. Por autori ka reaguar duke qëlluar me armë ndaj tyre.
Ndonëse i plagosur viktima, ka reaguar duke e qëlluar me thikë autorin i cili ka mbetur i lënduar.
24-vjeçari, Luli humbi jetën në spital, ku u dërgua së bashku me babin e tij që mbeti i plagosur në pjesën e kokës nga të shtënat.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Shkodër #YlberLuli #VrasjeNëShkodër #NgjarjeERëndë #Kronikë #Policia #Konflikt #Gjuhadol #ArrestohetAutori #Hetimet #LajmeShqip #Aktualitet