Dritarja nuk e shpëtoi, Merin Maçi tregon si u arrestua i shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Dritarja nuk e shpëtoi, Merin Maçi tregon si u arrestua i shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë
28 567 просмотров · 1 год назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
28 567 просмотров · 1 год назад
Gazetari Merin Maçi, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka dhënë detaje të reja nga operacioni i arrestimit të A.A., të shumëkërkuarit me rrezikshmëri të lartë, i cili u kap pas një ndjekjeje disa mujore nga policia.
Sipas Maçit, Avdylaj kishte rreth katër muaj që fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë, i marrë me qira nga një mik i tij, që po ashtu është vënë në pranga nga policia. Gazetari theksoi se 33-vjeçari nuk kishte dalë nga banesa gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa dyshohet se konsumonte lëndë narkotike, pasi në vendngjarje janë gjetur mbetje droge.
“Ishte një person që policia e Durrësit kishte dy vite që e kishte vënë nën ndjekje. Kanë dështuar disa operacione, pasi ky individ ishte gjithmonë një hap përpara policisë dhe kishte informacion të saktë për lëvizjet e tyre. Këtë herë, falë ndjekjes së vazhdueshme dhe mbikëqyrjes së apartamentit, policia arriti ta lokalizojë dhe ta arrestojë,” u shpreh Maçi.
Gazetari shtoi se në momentin e ndërhyrjes, Avdylaj tentoi të largohej nga pjesa e pasme e apartamentit, por sapo kuptoi se ishte i rrethuar nga të gjitha anët, i bëri me shenjë policisë për t’u vetëdorëzuar.
“Në momentin që pa forcat e policisë, tentoi të dilte nga dritarja, por u dorëzua. Ishte i armatosur dhe i vetmi veprim që bëri ishte të thyente telefonin e tij për të fshehur informacionet. Megjithatë, telefoni është dërguar në laboratorin e kriminalistikës dhe po analizohet për të rikuperuar të dhënat,” tha ai.
Aldo Avdylaj ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 dhe për përfshirje në grupe të strukturuara kriminale, ndërsa policia po vijon hetimet për lidhjet e tij me persona të tjerë të botës së krimit.
Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Opinion #BlendiFevziu #TVKlan