Berisha mbyll turin në SHBA dhe rikthehet në vend, pritet nga mbështetësit në Rinas
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Berisha mbyll turin në SHBA dhe rikthehet në vend, pritet nga mbështetësit në Rinas
4 477 просмотров · 10 часов назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
4 477 просмотров · 10 часов назад
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbyllur tuin e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është rikthyer në vend. Në aeroportin e Rinasit, është pritur nga mbështetësit e tij.
Udhëtimin, e cilësoi “një nga dimensionet më të rëndësishme”, duke shtuar se takimet me diasporën ishin frymëzuese dhe inkurajuese.
"Së pari një përshëndetje shumë të përzemërt për ju që jeni këtu, dhe për të gjithë shqiptarët. Po kthehemi nga një udhëtim që me siguri ju kërkoni nga unë ta vlerësoj. Ajo çka mund t’u them unë, se ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time. Pra, ta quajmë ripërtëritje. Se aty jemi ne", u shpreh kryedemokrati.
"Ne shkuam në SHBA me ftesë të IDU si delegacion i Unionit Demokrat Ndërkombëtar, por dhe me ftesë direkt nga Instituti i Lidershipit Amerikan. Dhe duhet t’u them se përjetuam momente të papërsëritura. Ajo ç’ka ne përjetuam dy ditë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas ishte pa dyshim konventa elektorale më madhështore, më e bukur, që kemi parë ndonjëherë në jetën tonë.
Kjo konventë e shndërroi Teksasin në kryeqytetin politik të SHBA dhe aty organizimi i përsosur, fjalimet dhe në veçanti fjala e presidentit Donald Trump, e cila pa dyshim e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit dhe nomenklaturën e tij, pasi ai në fjalën e tij në mënyrë të përsëritur citoi si dy rreziqet më të mëdha, si dy armiqtë më të mëdhenj të kombit amerikan, rrezikun komunist dhe rrezikun e narkotrafiqeve të drogës. Të dy shtylla mbi të cilat mbahet pushteti i Tiranës. E kuptoni ju vetë se çfarë mesazhe ka marrë nga Teksasi, direkt nga konventa.
Por të themi realitetin, konventa ishte një rast që së bashku me zotin Mediu, edhe me bashkëpunëtorët e tjerë, kemi bërë një seri takimesh të shumta, intensive, me përfaqësues të shquar të Kongresit të SHBA, Dhomës së Përfaqësuesve, Senatit, administratës së presidentit Trump. Pra, thashë edhe njëherë, në këtë aspekt ky dimension mund të them se ishte një dimension ndër më të rëndësishmit", deklaroi ai.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan