Перейти к содержимому

Përplasje verbale mes studentëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Përplasje verbale mes studentëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike

5 068 просмотров · 9 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
5 068 просмотров · 9 ч назад
Tensione dhe përplasje verbale janë shënuar mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të rinjve e studentëve të mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit në Rrugën e Durrësit. Situata u tensionua në momentin kur anëtarët e opozitës iu afruan vendit ku zhvillohej tubimi i të rinjve, duke hasur në refuzimin e menjëhershëm të këtyre të fundit për bashkimin e protestave. Përplasja nisi pas deklaratave të bëra më herët nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në adresë të Lëvizjes Bashkë. Në terren, një grup të rinjsh dolën përpara marshuesve duke bërë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me mesazhe kundër asaj që e cilësuan si politizim të kauzës së tyre dhe sistemit politik ekzistues. Këtyre thirrjeve më pas iu bashkuan edhe studentë të tjerë, duke kërkuar mospërfshirjen e partive politike në tubim. Pavarësisht debateve të forta të krijuara mes dy palëve të vendosura përballë njëra-tjetrës, situata mbeti në kufijtë e tensioneve verbale dhe nuk pati përshkallëzim në konfrontime fizike, falë edhe ndërhyrjes së vetë pjesëmarrësve për të ulur gjakrat. Përfaqësuesit e të dyja grupimeve vijuan të qëndronin në pozicionet e tyre, pa asnjë hap pas dhe pa arritur një gjuhë të përbashkët për unifikimin e protestës. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan #Studentët #Protesta #Opozita #PartiaDemokratike #FlamurNoka #LëvizjaBashkë #SaliBerisha #EdiRama #Përplasjet #MinistriaEArsimit #Tirana #Politizimi