🍞 Bukë me Lëng – Shije Tradicionale
Mothers-kitchen
0:00 / 0:00
🍞 Bukë me Lëng – Shije Tradicionale
1 101 просмотр · 2 дн. назад
Mothers-kitchen
748 подписчиков
1 101 просмотр · 2 дн. назад
Përshëndetje miq të dashur! ❤️
Sot po ndaj me ju një bukë shumë të butë, të shpejtë dhe me shumë shije. 🍞🥰
🥣 Përbërësit:
1. 150 ml ujë i vakët
2. 150 ml qumësht i vakët
3. 2 lugë kafeje sheqer
4. 1 lugë kafeje kripë
5. 1 vezë
6. 500 g miell
7. 8 g maja e thatë
8. Pak vaj për pjekje
👩🍳 Përgatitja:
Në një enë hedhim ujin dhe qumështin e vakët. Shtojmë sheqerin, majanë dhe vezën dhe i përziejmë mirë.
Pastaj shtojmë gradualisht miellin dhe kripën. E punojmë brumin derisa të bëhet i butë dhe i lëmuar.
E mbulojmë dhe e lëmë të vijë derisa të dyfishohet në madhësi.
Kur brumi të ketë ardhur, e ndajmë në pjesë dhe i japim formë të rrumbullakët.
E nxehim panin dhe hedhim pak vaj, vetëm aq sa duhet. I vendosim bukët dhe i pjekim në zjarr mesatar, duke i kthyer nga të dyja anët, derisa të piqen mirë dhe të marrin një ngjyrë të bukur.
Dhe ja ku e kemi bukën tonë — të butë, të shpejtë dhe shumë të shijshme! 😋❤️
Ju bëftë mirë! 🤲
Nëse ju pëlqen receta, më mbështetni me një pëlqim, koment dhe abonim. ❤️
Zoti ju ruajtë dhe ju dhëntë shëndet, bereqet e të mira në çdo familje! 🤲❤️