Перейти к содержимому

Top Channel/ Sezoni i ri, Sara Hoxha: Pas 25 vitesh histori, ndryshim për të mbetur zgjedhja e parë

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top Channel/ Sezoni i ri, Sara Hoxha: Pas 25 vitesh histori, ndryshim për të mbetur zgjedhja e parë

20 216 просмотров · 9 часов назад
Top Channel Albania
3,29 млн подписчиков
20 216 просмотров · 9 часов назад
Sezoni i ri në Top Channel nis nga 7 shtatori me një programacion gjithpërfshirës, e ndryshime në përgjigje të çfarë kërkon sot publiku. Emisione të përditshme, spektakle që bashkojnë familjen, lajme me saktësi dhe besueshmëri, personazhe që lindin në ekran, histori të jashtëzakonshme njerëzore apo debate që diskutohen nga të gjithë. Ky sezon shënon një moment të rëndësishëm, hapjen e një kapitulli të ri pas historisë 25 vjecare të TOP CHANNEL në media. Drejtuesja Ekzekutive e Përmbajtjes dhe Programeve në Top Channel, Sara Hoxha, në një koment për sezonin e ri tregon se ndryshimet i dikton koha. Dhe ndryshimi thekson ajo është i nevojshëm për të ruajtur marrëdhënien me publikun. “Kemi 25 vite histori dhe jemi shumë krenarë për këtë. Por nuk mendoj se historia mjafton. Nuk mund t’i themi publikut: Na zgjidhni sepse na keni zgjedhur. Duhet ti japim çdo ditë një arsye të re për të na zgjedhur. Prandaj çdo ndryshim që ndodh, çdo iniciativë e re që marrim, çdo fytyrë e re që na bashkohet, bëhet për të njëjtin qëllim që Top-i të vazhdojë të ecë përpara dhe që të mos humbas atë që e ka bërë Top-in..TOP! Ndërtimi i një kapitulli të ri në Top Channel vjen jo duke parë pas, por në një proces evolimi përparon me ritmin e shoqërisë. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #SaraHoxha#TopChannelNews