Stop/ “O jetë, po m’vdes mamaja”, njohja online i kushtoi 3 mijë euro, vajza merr paratë dhe zhduket
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Stop/ “O jetë, po m’vdes mamaja”, njohja online i kushtoi 3 mijë euro, vajza merr paratë dhe zhduket
7 408 просмотров · 4 часа назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
7 408 просмотров · 4 часа назад
Një njohje në Instagram i kushtoi 3 mijë euro. Kjo është historia e qytetarit Romeo Gërboti, i cili tregon se në muajin qershor njohu online një vajzë, të prezantuar si Elvana Meta. Ajo i kërkoi shuma të ndryshme parash, duke i thënë se nëna e saj ishte e sëmurë dhe e shtruar në spital. Sipas Romeos, paratë u dërguan te persona të tjerë, të cilët i tërhiqnin në emër të saj.
Por historia nuk përfundon këtu. Në bisedat e siguruara nga qytetari, kërkesat për para lidhen me blerjen e aparaturave mjekësore, ilaçeve dhe, më vonë, me vdekjen e pretenduar të nënës. Romeo thotë se vajza i kishte premtuar se do t'ia kthente paratë. Por, pasi mori shumën, ajo e bllokoi dhe ndërpreu çdo komunikim.
Dy të rinjtë nuk janë takuar asnjëherë dhe nuk kanë zhvilluar as videotelefonata, duke komunikuar vetëm përmes telefonit. Romeo pretendon se edhe personat që tërhoqën paratë nuk i kanë dhënë shpjegime, por i janë përgjigjur në mënyrë të ashpër.
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #tvklan
#MashtrimOnline #NjohjeOnline #Instagram #Mashtrim #TreMijeEuro #Parate #RrjetetSociale #KujdesNgaMashtrimet #19Tetor2026