Vizita e Berishës në SHBA/ Burimi: Fitore historike personale, pastron figurën e tij nga "non grata"
MCN TV
0:00 / 0:00
Vizita e Berishës në SHBA/ Burimi: Fitore historike personale, pastron figurën e tij nga "non grata"
1 202 просмотра · 21 час назад
MCN TV
140 тыс. подписчиков
1 202 просмотра · 21 час назад
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shënuar një kthesë historike në rrafshin e tij personal dhe politik përmes vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i dhënë fund një beteje të gjatë pesëvjeçare kundër izolimit diplomatik.
Ky udhëtim përtej oqeanit po shihet si një triumf simbolik për liderin e demokratëve, i cili po shfrytëzon këtë terren për kontakte për të rikonformuar pozitat e tij përpara diasporës shqiptaro-amerikane.
Ndërsa mbështetësit jashtë vendit shfaqen tashmë të dyzuar mes identitetit të tyre amerikan dhe atij shqiptar, vizita ka bashkuar linjat e një diaspore që kërkon hapur rotacionin politik dhe rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet.
Në një analizë të detajuar mbi peshën specifike të këtij zhvillimi, gazetari i njohur Genc Burimi ka deklaruar për MCN TV se ky zhvillim përbën një moment kulmor për karrierën e liderit historik të së djathtës.
Kronikat e ditës dhe ekskluzive nga MCN LIVE.#MCNTV #MCN #News