Mulaj kundër Kurtit: Do t'i ketë të gjitha pushtetet për vete! Laçi: Çfarë faji ka Albini aty?
Top Channel Albania
0:00 / 0:00
Mulaj kundër Kurtit: Do t'i ketë të gjitha pushtetet për vete! Laçi: Çfarë faji ka Albini aty?
566 просмотров · 4 часа назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
566 просмотров · 4 часа назад
Kosova ka tashmë një president të zgjedhur, Justina Shiroka Pula. Politika kosovare ishte vetëm pak orë larg një tjetër krize politike dhe zgjedhjeve të reja, kur Kurti në minutat e fundit ndryshoi papritur kartat duke nxjerrë në tavolinë emrin e akademikes.
Emri që deri atëherë nuk ishte pjesë e garës u bë papritur kandidatura që bashkoi Vetëvendosjen dhe PDK-në: Justina Shiroka Pula.
Por historia nuk nis me Justina Shiroka Pulën. Pas zgjedhjeve të parakohshme që u zhvilluan në qershor pas dështimit të zgjedhjes së një emri konsensual për president, në fund të gushtit, zgjidhja dukej se do të vinte nga një tjetër marrëveshje politike.
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku ranë dakord për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. Marrëveshja dukej se i hapte rrugë zgjidhjes. Por vetëm një ditë më vonë, gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër saj.
Për javë të tëra, Kosova vijoi ngërçin. LDK-ja nuk arriti të kontrollonte të gjithë grupin e saj parlamentar dhe kandidatura e Sejdiut humbi mbështetjen e nevojshme.
Kështu, në ditën e fundit të afatit, formula që dukej si zgjidhje ishte tashmë jashtë loje.
Nëse presidenti nuk do të zgjidhej, pasoja politike ishte e qartë: shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhje të reja. Dhe pikërisht në këtë pikë nis lëvizja e fundit e Albin Kurtit.
Gjatë 6 tetorit, Kurti provoi fillimisht emra të tjerë. Por PDK-ja nuk pranoi formulën, dhe në orët e vona erdhi lëvizja e papritur. Kurti ndryshoi propozimin.
Në vend të emrave të mëparshëm, në tavolinë vendosi Justina Shiroka Pulën, ekonomiste, profesoreshë universitare, kryetare të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe ish-ministre e PDK-së.
Por propozimi nuk ishte i shkëputur nga beteja tjetër që zhvillohej në Kuvend: Ligji për Dhomat e Specializuara, ose Specialen.
PDK kishte kërkuar prej ditësh votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen. Kurti tani vendosi dy çështjet në të njëjtën tryezë: Ligji për Specialen dhe zgjedhja e presidentit. Dhe PDK pranoi.
Bedri Hamza njoftoi se partia do të shkonte në sallën e Kuvendit. Kandidatura e Justina Shiroka Pulës ishte e pranueshme për PDK-në. Por PDK vendosi edhe një emër në garë: Eliza Hoxha.
çelësi i marrëveshjes ishte pikërisht ndryshimet në ligjin për Specialen. Kuvendi miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara me 88 vota pro. Pas miratimit të tij, radha ishte për presidenten.
Seanca nisi rreth 35 minuta para mesnatës. 81 vota për Justina Shiroka Pulën. Një votë mbi minimumin e kërkuar. Kosova shmangu zgjedhjet e reja.
Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë, të martë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top"
Autore dhe moderatore: Grida Duma
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopStory #GridaDuma #TopChannel