Перейти к содержимому

Vjersha per 28 - 29 Nentorin 🇦🇱 - Vjersha per femije

Lojra Edukative për Fëmije

0:00 / 0:00

Vjersha per 28 - 29 Nentorin 🇦🇱 - Vjersha per femije

105 488 просмотров · 2 г. назад
Lojra Edukative për Fëmije
14,6 тыс. подписчиков
105 488 просмотров · 2 г. назад
Vjersha per 28 - 29 Nentorin 🇦🇱 - Vjersha per femije Në këtë video do të gjeni një përmbledhje të vjershave më të bukura për festat e nëntorit. Kjo video do i ndihmojë vogëlushët tuaj ti memorizojne sa më thjeshte, që më pas të shkëlqejnë në koncertet e klasës. Në këtë link do të gjeni PDF me të gjitha vjershat e recituara -- https://drive.google.com/file/d/1exFz... SA TË DUA O SHQIPERI Sa te dua, o Shqiperi, Sa mall ndiej e sa dëshirë, Për ty gaz e dashuri, Mu në zemër më ka mbirë, Se për mua o Atdhe, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhe, Shpirtin tim për ta ushqyer O TRIMA LUFTËTARË O Trima luftëtarë, Ju bijtë e Skënderbeut, Kërkoni ju Shqipëtarë, Lirinë e mëmëdheut. Se mjaft në robëri, O e mjera Shqipëri, O djem rrëmbeni pushkat, Ja vdekje ja liri! NË DITËN E FLAMURIT Rri ulur Atdheu plak, La me lot e la me gjak. Mijra vjet histori, Më shumë rob se në liri. Vetëm qan e rënkon, Trojet e veta kërkon... Buza vetëm i buzëqesh, Kur sheh bijtë me armët ngjesh. Nga çdo anë vjen zë i burrit, Mu në Ditën e Flamurit, Nga çdo anë vjen zë i trimit, Në këtë ditë të bashkimit. ATDHEU YNË I SHTRENJTË Atdheu im i shtrenjtë, E bukura Shqipëri, Je vendi im i dashur, Si diell të mbaj në gji. Te gjithë të thonë të dua, Sa nuk ta themi dot, Me asnjë vend tjetër, Nuk të ndërroj ne botë! TI SHQIPËRI MË JEP NDER O malet e Shqipërisë, Dhe ju o lisat e gjatë, Fushat e gjera me lule, Që ju kam ndër mend ditë e natë. Ju bregore bukuroshe, Dhe ju lumenj të kulluar, çuka, kodra, brinja, gërxhe, Dhe ju pyje të gjelbëruar! Do të këndoj bagëtinë, Që mbani ju, e ushqeni, O vendëthit e bekuar, Ju mendjen ma dëfreni, Ti Shqipëri më jep nder, Më jep emrin SHQIPËTAR, Zemrën ti ma gatove, Plot me dëshirë e me zjarr! ERA DHE FLAMURI Po i thotë era flamurit: -Ç’paske sot që të ndrit nuri? Kaq i qeshur s’më je dukur, S’të kam parë kaq të bukur. çfarë ke, më thuaj ti, Hapma zemrën, mos ma fshih! Ky flamuri palat rreh, I thotë erës: - Nuk e sheh? Gjithë vendi sot gëzon, është festë, s’e kupton? Rrihmi palat, mos më mbaj, Ta zë qiellin skaj më skaj. Fryu era më nuk priti, Dhe më lart flamurin ngriti. NGRITA FLAMURIN Ngrita sot flamurin, Dhe po festoj, Për ty moj Shqipëria ime, Asnjëherë nuk do të harroj. BABANË E PYETI BENI Babanë e pyeti Beni: O babi a e di, Pse flamurin e kemi, Dy ngjyra Kuq e Zi? Flamuri me dy ngjyra, Nga të parët na ka mbetur, I kuq është gjaku i tyre, Shqiponja është e vjetër. SHQIPONJA Hape krahet, fluturove, Thellë nëpër kaltërsi. Udhëtove, udhëtove, Çerdhen ku do ta bësh ti? Ty asgjë s’ta mbushka syrin, As kjo pemë? As ky gur? Më në fund moj trimëreshë, Bëre çerdhen në flamur. NË DITËN E FLAMURIT Rri ulur Atdheu plak, La me lot e la me gjak. Mijra vjet histori, Më shumë rob se në liri. Vetëm qan e rënkon, Trojet e veta kërkon... Buza vetëm i buzëqesh, Kur sheh bijtë me armët ngjesh. Nga çdo anë vjen zë i burrit, Mu në Ditën e Flamurit, Nga çdo anë vjen zë i trimit, Në këtë ditë të bashkimit. NËNTORI Edhe pse e vogël jam, Shumë guxim në zemer kam, Për nëntorin të këndoj, Që Atdheun të nderoj. Për këtë ditë të lavdëruar, Të gjithë jemi të gëzuar. Për ‘’simbol’’ të shqiptarisë, Rroftë nëntori i lirisë! 00:00 - Intro 00:14 - Sa të dua o Shqipëri 00:37 - O trima luftëtarë 00:59 - Ti Shqipëri më jep nder 01:46 - Në ditën e flamurit 02:25 - Ngrita flamurin 02:52 - Era dhe flamuri 03:33 - Atdheu ynë i shtrenjtë 04:04 - Babanë e pyeti Beni 04:27 - Shqiponja vjersha per femije vjersha shqip vjersha per 28 29 nentorin vjersha per atdheun vjersha per atdheun per femije kenge per 28 29 nentorin vjersha per 28 dhe 29 nentorin vjersha per flamurin per femije vjersha per atdheun te shkurtra poezi per atdheun vjersha per vit te ri vjersha per 28 29 nentorin per femije kenge per 28 nentorin