Top News - Media persekutoi Harry-n dhe Meghan-in / Vëllai i Dianës bën krahasime me princeshën
Top Channel Albania
0:00 / 0:00
Top News - Media persekutoi Harry-n dhe Meghan-in / Vëllai i Dianës bën krahasime me princeshën
3 542 просмотра · 13 часов назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
3 542 просмотра · 13 часов назад
Trajtimi i Princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan, nga ana e medias është i ngjashëm me atë që përjetoi nëna e tij, Diana – kështu u shpreh vëllai i princeshës së ndjerë në një intervistë të botuar të dielën, duke paralajmëruar se duhen nxjerrë mësime nga ajo periudhë. Diana humbi jetën në moshën 36-vjeçare, në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997, ndërsa ndiqej nga fotografë me motoçikleta; ngjarja shkaktoi një valë të madhe hidhërimi dhe ngriti pyetje mbi përgjegjësinë e mundshme të medias në vdekjen e saj, pas viteve të tëra të publikimit të detajeve të jetës së saj në faqet e para të gazetave. "Nëse shihni një artikull në ndonjë tabloid rreth Dianës apo çiftit që përmendët, Harry-t dhe Meghan-it, e kuptoni se ato mund të jenë vërtet shumë, shumë të pakëndshme," tha për BBC-në vëllai i Dianës, Earl Charles Spencer. "Dhe mendoj se njerëzit vërtet duhet të marrin shembull nga Diana. "Nuk jam këtu për të folur në emër të Harry-t dhe Meghan-it, por për këdo që po shkatërrohet në këtë mënyrë çdo ditë; kjo duhet të jetë vërtetë shkatërruese, si një kancer, në jetën e tyre." Harry, djali më i vogël i Dianës, dhe Meghan përmendën ndikimin e asaj që e quajtën media toksike në jetën e tyre, përpara se të hiqnin dorë nga detyrat mbretërore dhe të shpërnguleshin në Shtetet e Bashkuara në vitin 2020. Ata gjithashtu ngritën padi kundër disa mediave britanike përpara se të ktheheshin në vend në muajin gusht.
Spencer ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javës së fundit, pasi libri i tij, "Sëan Song: Diana, My Sister" (Kënga e Mjelmës: Diana, Motra Ime), u botua me pjesë në gazetën *Daily Mail*; në të, ai akuzon ish-bashkëshortin e saj, tashmë Mbretin Charles, se dukej "tejet i gëzuar" në orët pas vdekjes së saj.
Pallati Mbretëror reagoi duke deklaruar se mbreti "e kupton se dhimbja e humbjes së një familjari mund ta mjegullojë arsyen, të ndikojë te gjykimi dhe të ndryshojë mënyrën se si kujtohen ngjarjet – në forma që të tjerët nuk i kuptojnë dot – edhe shumë vite pas një humbjeje të tillë".
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Princi#Harry