Перейти к содержимому

Avokati i Popullit: Dënojmë çdo akt dhune ndaj policëve

RTSH

0:00 / 0:00

Avokati i Popullit: Dënojmë çdo akt dhune ndaj policëve

494 просмотра · 16 ч назад
RTSH
295 тыс. подписчиков
494 просмотра · 16 ч назад
Avokati i Popullit, Endrit Shabani ka publikuar gjetjet paraprake të monitorimit të kryer gjatë katër ditëve të protestave në vend, duke evidentuar shqetësime që lidhen me kushtet e ndalimit, trajtimin e të miturve dhe pretendimet për përdorim të dhunës ndaj personave të privuar nga liria. Në një deklaratë për mediat, Shabani bëri të ditur se ekipet e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës kanë monitoruar situatën në komisariatet nr. 1 deri në nr. 6 në Tiranë, në Bllokun e Sigurisë, në Spitalin e Traumës, si dhe në komisariatet e Korçës, Vlorës dhe Shkodrës. Sipas Avokatit të Popullit, gjatë 72 orëve të fundit janë kontaktuar 214 persona të privuar nga liria, ndërsa janë zhvilluar intervista konfidenciale me të arrestuar, të shoqëruar, persona të lënduar, mjekë dhe psikologë. “Në 72 orët e fundit kemi kontaktuar 214 persona të privuar nga liria. Kemi biseduar konfidencialisht me të shoqëruar, të arrestuar, të lënduar, me mjekë dhe psikologë”, u bë e ditur në deklaratë. Shabani njoftoi gjithashtu se vetëm në datat 14 dhe 15 tetor, në Spitalin e Traumës kanë marrë shërbim 128 persona, prej të cilëve 86 punonjës policie, 38 protestues dhe 5 të mitur. Avokati i Popullit dënoi të gjitha format e dhunës që kanë shoqëruar protestat e ditëve të fundit. “Dënojmë dhunën ndaj policëve. Dënojmë dhunën ndaj protestuesve. Dënojmë dëmtimin e pronës publike dhe të pronës private, përfshirë bizneset”, thuhet në deklaratë. Një nga shqetësimet e ngritura gjatë monitorimit, u shpreh Shabani, lidhet me ankesat për punonjës policie të veshur civilë, të cilët, sipas pretendimeve, kanë vepruar pa shenja identifikuese. “Gjatë këtyre ditëve kemi marrë ankesa për punonjës policie me veshje civile pa shenja identifikuese. Kjo çështje do të shqyrtohet me prioritet”, deklaroi Avokati i Popullit. Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook:  / rtshqiptar   Instagram:  / rtshqiptar   Twitter:  / rtshqiptar   Tik Tok:  / rtshqiptar   #lajme #RTSH #news