Перейти к содержимому

Shije Shtëpie – Emisioni 22 Prill 2025

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie – Emisioni 22 Prill 2025

916 просмотров · 1 г. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
916 просмотров · 1 г. назад
Të ftuar: Aida Baro, redaktore Mirvjen Kokona Qendro Anila Mullahi, pedagoge 2 receta gatimi nga zonja Vjollca Pastiçe me krem kungulli 400 gr makarona gjysmë të ziera 500 gr kungull të njomë 6-8 gjethe borzilok 400 gr beshamel 100 gr parmixhan 150 gr djathë mozzarella Kripë dhe piper i zi Vaj ulliri Vendosim në tigan një tenxhere me ujë të bollshëm dhe kripë dhe ziejmë makaronat gjysmën e minutazhit që lexon në etiketë. Ndërkohë në një tenxhere me vaj ulliri që e aromatizojmë me një thelb hudhër. Shtojmë kungujt të prerë në kubikë ose në feta të holla. I kaurdisim kungujt deri sa të zbuten duke i shtuar herë pas here nga pak ujë nga lëngu i makaronave. Më pas largojmë hudhrën dhe transferojmë kungujt në një tas ku shtojmë borzilokun. Kalojmë kungujt në blender duke i kthyer ato në pure. Përgatisim beshamelin me 2 lugë gjelle vaj ose gjalpë, 2 lugë gjelle miell, 400 ml qumësht. Kaurdisim miellin për 3-4 minuta. Shtojmë qumështin, e lëmë sa të vlojë dhe shtojmë kripë e arrë moskat. Përziejmë beshamelin, kungullin e grirë, mozzarella të grirë. I përziejmë të gjitha këto me makaronat gjysmë të ziera. I shtojmë në një tavë me diametër 30x20 cm. I nivelojmë mirë, spërkatim sipërfaqen e pastiçes me parmixhan të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 20-25 minuta. Supë pule me xhinxher dhe limon 400 gr kofsha pule 1 qepë 1 thelb hudhër 1 copë xhinxher (sa 1 arrë) 1 karrotë 1 lgj gjalpë 3 lgj vaj ulliri 1,2 litër ujë Kripë dhe piper i zi 1 lgj miell (sipas dëshirës) 2 të verdha veze 3 lgj lëng limoni Shumë pak ujë të ftohtë Kopër dhe majdanoz Fillimisht pastrojmë kofshat e pulës dhe i shtojmë në një tenxhere ku kemi vendosur një qepë të prerë më katërsh. Mbulojmë mishin me 1,2 litra ujë dhe e vendosim në zjarr për të zier rreth 30-35 minuta të mbuluar me kapak. Pasi të kalojë kjo kohë, largojmë copat e mishit në një pjatë. Pastrojmë mishin nga lëkura dhe kockat dhe copëtojmë mishin në copëza të vogla. Ndërkohë grijmë një copë hudhër shumë imët, një copë xhinxher sa një arrë e qërojmë nga lëkura dhe e grijmë në rende. Po ashtu edhe 1 karrotë e grijmë në rende të trashë. Në një tenxhere shtojmë një lugë gjelle gjalpë, 3 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë fillimisht karrotën e grirë dhe e skuqim pak. Më pas shtojmë hudhrën hudhrën, xhinxherin e grirë dhe i skuqim së bashku me karrotën për 20 sekonda. Shtojmë në tenxhere lëngun e pulës të kulluar nga qepa, e përziejmë dhe e lëmë lëngun të ziejë. Pasi lëngu të ziejë shtojmë mishin e pulës të copëtuar, gjysmë gote makarona elb të cilat i lëmë të ziejnë për 8 minuta. Më pas nëse doni kosistencën e pulës më të trashë, në një tas vendosim 1 lugë gjelle miell, lëngun e një limoni dhe pak ujë të ftohtë. Shtojmë 2 të verdha veze dhe i përziejmë mirë me tel dore. Shtojmë pak lëng të ngrohtë nga supa, e përziejmë e më pas e shtojmë atë në tenxhere në zjarr të ulët. E përziejmë dhe e lëmë të ziejë avash për 3-4 minuta. Rregullojmë shijen me kripë e piper të zi. Pasi e largojmë supën nga zjarri shtojmë kopër dhe majdanoz të grirë hollë dhe e përziejmë për herë të fundit dhe gjithçka është gati për tu shërbyer. “Ana Karenina”, kryevepra e Tolstoit, vjen në një botim të rifreskuar Vedat Kokona, shkrimtari e përkthyesi që ka lënë gjurmë të thella në letërsinë shqipe Quiz televiziv #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu