MCN Economy- Tregu i apartamenteve, çfarë "parandiejnë" bankat?
MCN TV
0:00 / 0:00
MCN Economy- Tregu i apartamenteve, çfarë "parandiejnë" bankat?
3 760 просмотров · 9 часов назад
MCN TV
141 тыс. подписчиков
3 760 просмотров · 9 часов назад
Banka e Shqipërisë ka publikuar Raportin e Stabilitetit Financiar për gjysmën e parë të vitit 2026, ku specifikohet qartë se bankat e nivelit të dytë kanë rritur ndjeshëm perceptimin e riskut nga tregu i ndërtimit dhe i apartamenteve.
Ky zhvillim ka bërë bashkë ekspertët e ekonomisë në studion e “MCN Economy”, të cilët ngritën alarmin për rrezikun e plasjes së një flluske imobiliare në Shqipëri.
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, vlerëson se ka një rrezik të flluskës në ndërtim në Shqipëri.Eksperti tjetër i ekonomisë Enriko Ceko kujton se kompania e vlerësimit Moody's paralajmëron risk të lartë për tregun e apartamenteve në Shqipëri.
Eksperti i pasurive të paluajtshme Armand Shkëmbi bëri një analizë për faktin se pse vijon të ndërtohet ndërkohë që nuk ka rritje të popullsisë. Sipas tij, ‘blerja në gropë’ e apartamenteve është një model i rrezikshëm për blerësit shqiptarë.
#MCNTV #MCN #MCNEconomy