Перейти к содержимому

Opinion – 35 vjet nga refleksionet 1990, Edi Rama! – 18 Dhjetor 2025

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Opinion – 35 vjet nga refleksionet 1990, Edi Rama! – 18 Dhjetor 2025

80 975 просмотров · 9 месяцев назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
80 975 просмотров · 9 месяцев назад
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar sot, 18 dhjetor, në emisionin “Opinion” mbi një refleksion përgjatë 35 viteve demokraci në vendin tonë. Blendi Fevziu i vendosi fillimisht atij një intervistë të tij në vitin 1990. Rama duke bashkëbiseduar u shpreh se nuk e kishte imagjinuar kurrë që mund të kthehej në Universitetin e Arteve, aty ku u zhvillua intervista me funksionin që ka sot, si kryeministër. “As nuk e kam imagjinuar kurrë që mund të kthehesha këtu në këtë podium në funksionin që jam sot. As nuk e kam imagjinuar kurrë që do merresha ndonjëherë me politikë në kuptimin e përditshëm të fjalës”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se në vitin 1990 ai nuk kishte asnjë dëshirë që të angazhohej në një parti, por ka qenë liria ajo që e futi në këtë rrugë. “Ka qenë liria nuk ka qenë ambicia politike. Unë nuk kisha absolutisht asnjë dëshirë të merresha me politikë të përditshme në kuptimin që të angazhohesha në një parti. Natyrisht po të doja e kisha mundësinë, por s’kisha asnjë dëshirë që të angazhohesha drejtpërdrejt dhe të merresha me politikë të përditshme. E shihja vetëm si një përmasë lirie për të cilën kisha nevojë dhe jo rastësisht ajo fara e parë e një procesi që pastaj u përshkallëzua jashtë mureve ose jashtë oborrit të kësaj akademie, ose e institutit, sot i thonë Universiteti i Arteve, u hodh këtu. Sepse këtu dhe posaçërisht në pjesën që kishte të bënte me artet pamore, apo me pjesën që kishte të bënte me teatrin muret e censurës, muret e izolimit, muret që kufizonin lirinë ndiheshin shumë konkretisht dhe ndiheshin çdo ditë”, tha Rama. Gjatë emisionit, u publikuan edhe disa pamje të tij të rralla si pedagog në Universitetin e Arteve, të cilat i komentoi kështu. “Këto lloj kronikash ishin të lidhura me sukseset e klasës punëtore dhe kooperative bujqësore. Kishte filluar ai proces dhe kishte edhe një lloj hapje të lehtë nga ana e këtyre gazetave, televizionit të vetëm të kohës, në sensin që hajde t’i pyesim njëherë dhe këta”, tha Rama. #edirama Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Opinion #BlendiFevziu #TVKlan