Перейти к содержимому

Shije Shtëpie - Ëmbëlsira paçavure nga Znj. Vjollca - Tv Klan

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie - Ëmbëlsira paçavure nga Znj. Vjollca - Tv Klan

49 545 просмотров · 2 года назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
49 545 просмотров · 2 года назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 1 pako peta (të holla) 5 kokrra vezë (të mëdha) 1 gotë sheqer 1 tas kos 1 gotë vaj 1 lç pluhur pjekës 1 pako krem karamel 100 gr arra Gjalpë për lyerjen e tavës Sherbeti: 400 gr sheqer (2 gota) 300 ml ujë (1,5 gota) 2 feta limon Kanellë shkop Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe në të vendosim petët e rrudhosura, jo të palosura. I japim atyre formë rrethore ose gjatësore, varet nga tepsia. Midis rrudhave mund të vendosim edhe arra të thërrmuara. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë për pak minuta, sa petët të thahen pak. Bashkojmë në një tas vezët e përziera, sheqerin sa të shkrijë, kos, vaj vegjetal, krem karamelin, pluhurin pjekës. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Nxjerrim tepsinë nga furra dhe shpërndajmë kremin mbi petët e thata. Vendosim tepsinë në furrë në furrë në temperaturë 180 gradë për 30-35 minuta sa të marrë ngjyrë të artë. Ndërkohë vendosim përbërësit e sherbetit në zjarr për të valuar vetëm 6-7 minuta nga momenti i zierjes. Pasi ëmbëlsira të jetë pjekur dhe të jetë ftohur, e sherbetosim me sherbetin e ngrohtë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu