Перейти к содержимому

4 gra, 4 histori dhe hapa konkretë drejt pavarësisë ekonomike

World Vision Albania

0:00 / 0:00

4 gra, 4 histori dhe hapa konkretë drejt pavarësisë ekonomike

59 просмотров · 1 мес. назад
World Vision Albania
648 подписчиков
59 просмотров · 1 мес. назад
Vera nga Prrenjasi, Adelina dhe Manola nga Elbasani dhe Resmie nga Belshi ndajnë historitë e tyre në këtë video-dokumentar dhe tregojnë për rrugëtimin, sfidat dhe mundësitë që kanë gjetur përmes mbështetjes për hapjen e bizneseve te tyre. Përmes projektit “RISE HER – Fuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur”, gratë janë mbështetur për të zhvilluar aftësitë dhe për të bërë realitet idetë e tyre të biznesit. Në kuadër të projektit, 5 gra janë mbështetur për të hapur bizneset e tyre përmes skemës së startup-eve, ndërsa 103 gra janë trajnuar për hartimin e planeve të biznesit, duke fituar njohuri dhe aftësi për të zhvilluar idetë e tyre dhe për të krijuar mundësi të reja ekonomike. Fuqizimi ekonomik i grave nuk është vetëm çështje të ardhurash. Është mundësi për më shumë pavarësi, vetëbesim, aftësi dhe pjesëmarrje në jetën ekonomike dhe sociale. 🎥 Ndiqni historitë e Verës, Adelinës, Manolës dhe Resmies dhe njihuni nga afër me rrugëtimin e tyre drejt një jete më të pavarur. RISE HER – Fuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania dhe Forumi i Gruas Elbasan, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. #RISEHER #WomensEconomicEmpowerment #WorldVisionAlbania #fuqizimiekonomikigrave #pavarësiaekonomike #EUfundedproject, #startup