Перейти к содержимому

Rreze Dielli - Lakror me qepë e domate nga zonja Mirela/ Ja si ta piqni në furrë njësoj si me saç

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Rreze Dielli - Lakror me qepë e domate nga zonja Mirela/ Ja si ta piqni në furrë njësoj si me saç

11 071 просмотр · 17 часов назад
Rreze Dielli
215 тыс. подписчиков
11 071 просмотр · 17 часов назад
Lakror me qepë e domate Brumi: 250 g miell 100 g kos 1 lugë e vogël kripë 1/3 lugë e vogël sodë Pak ujë Mbushja: 2 qepë 4 domate Kripë Piper Vaj ulliri Në tigan kaurdisni qepët me kripë, sapo të marrin ngjyrë shtoni domatet e pastruara nga lëkurat. Kur gjella të mbetet me pak lëng shtoni piper të bluar. E lini të ftohet. Te mielli shtoni pak sodë, kripë, kos dhe pak ujë. Formoni brumin e lakrorit edhe e ndani në dy pjesë. E hapni petë dhe e shtroni te letra e furrës. Hapni edhe petën tjetër. E mbushni me gjellën petën poshtë, vendosni petën tjetër edhe mblidhni anët. E vendosni duke tërhequr letrën te teli i furrës. Furrën e ndizni 5 minuta të nxehet me temperaturë maksimale, me ventilim dhe e vendosni telin me lakrorin në fund fare. Piqet për 12 minuta me temperaturë maksimale pa e lëvizur fare nga fundi. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buëqeshje! Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE:    / @reporttvalbania   Follow Report Tv on Facebook:   / reporttval   Follow Shqiptarja.com on Facebook:   / shqiptarjacom   Follow Report Tv on Instagram:   / reporttv.al   Follow Shqiptarja.com on Instagram:   / shqiptarjacom   Follow Report Tv on Twitter:   / shqiptarjacom   Follow Shqiptarja.com on TikTok:   / shqiptarjacom   #rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme