Перейти к содержимому

Sulo ngre tonet: Rama u kujtua për burgun, pasi mori zvarrë Metën! Cakulli: Po pse ti lërë në burg?

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Sulo ngre tonet: Rama u kujtua për burgun, pasi mori zvarrë Metën! Cakulli: Po pse ti lërë në burg?

2 677 просмотров · 19 ч назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
2 677 просмотров · 19 ч назад
Një seri ngjarjesh e kanë zhvendosur vëmendjen e publikut nga një skandal tek tjetri. Ish-drejtorja e SHISH-it Vlora Hyseni përfundoi nën masën “arrest në shtëpi”, ndërsa dosja e SPAK nxori në dritë komunikime të shumta mes saj dhe biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar më herët në kuadër të hetimit për dosjen e AKSHI. Hyseni, e cila apeloi masën e sigurisë, ka deklaruar se Agasi ishte bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ. Por SPAK e kundërshton këtë version, duke thënë se për këtë bashkëpunim nuk ishte vënë në dijeni asnjë strukturë e SHISH-it. Opozita kërkon llogari në Kuvend për cënimin e sigurisë, teksa edhe Këshilli i Sigurimit i mbledhur të hënën kërkoi ndarjen e përgjegjësisë individuale nga ajo institucionale për të mos cënuar besueshmërinë e SHISH. Dhe ndërsa ky hetim hapte një seri pyetjesh për sigurinë kombëtare, institucionet dhe ndikimin e personave jashtë strukturave shtetërore një tjetër dosje mori sërish vëmendje, ajo e ish zv.kryeministre Belinda Balluku. Opozita këmbëngul që SPAK të kërkojë për herë të dytë arrestin e Ballukut në Kuvend. Sakaq, edhe pse është larguar nga posti, në ministrinë që ajo drejtonte gjithçka përflitet se funksionon nën emrin e saj. Mes gjithë këtyre skandaleve të drejtësisë dhe jo vetëm, ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric ëendt pritet të sjellë një kurs të ri të SHBA-ve në marrëdhënie me Shqipërinë. Por Shqipëria e kësaj jave nuk prodhoi vetëm dosje, hetime dhe sekuestro. Në rrjet nisën të qarkullojnë masivisht edhe video intime të personazheve të njohur shqiptarë që sollën reagim të fortë qytetar. Brenda pak ditësh vëmendja publike lëviz nga dosjet e SPAK, tek siguria kombëtare, tek pasuritë e zyrtarëve, e më pas tek jeta intime e personazheve publike. Skandali i radhës mbërrin përpara se i mëparshmi të ketë marrë përgjigje. Kur çdo ditë sjell një skandal të ri, me më shumë ndikim se e mëparshmja, çfarë mbetet në vëmendjen e publikut dhe çfarë rrezikon të harrohet? Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë, të martë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top" Autore dhe moderatore: Grida Duma Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopStory #GridaDuma #TopChannel