Перейти к содержимому

Gëzuar 1 Qershorin! - Jeta në Fshat - Albanian Village Life

EVERYTHING ABOUT VILLAGE

0:00 / 0:00

Gëzuar 1 Qershorin! - Jeta në Fshat - Albanian Village Life

25 239 просмотров · 1 год назад
EVERYTHING ABOUT VILLAGE
11,5 тыс. подписчиков
25 239 просмотров · 1 год назад
Përshëndetje Miq! Në këtë video kemi përgatitur Pica shtëpie për fëmijët. Brumi i picave super i butë, fëmijët dhe prindërit u pëlqyen shumë. Receta e përgatitjes së Brumit të Picës Përbërësit: 2 litra ujë të ngrohtë 2 lugë maja 1 lugë sheqer 2 lugë kripë 3 lugë vaj ulliri Miell Përgatitja: Fillimisht tek uji i ngrohtë, shtojmë majanë dhe e lëmë të aktivizohet për 5 minuta. Pas 5 minutash e përziejmë dhe shtojmë sheqerin, kripën, miellin pjesë-pjesë dhe vajin e ullirit. Fillimisht e kam përzier me lugë druri, pastaj me dorë. Brumi nuk duhet të jetë i fortë por një brumë i butë që ngjit pak në duar. E ngjeshim mirë brumin për rreth 10 minuta dhe më pas e lëmë të vijë rreth 2 orë në një vend të ngrohtë. Pas 2 orësh e ndajmë në kuleçë, kuleçet i lyejmë me pak vaj sipër dhe i lëmë të vijnë rreth 20 minuta. Pas 20 minuta marim kuleçët dhe bëjmë hapjen e picave, me duar ose me hollues. Pasi u poqën picat ishin shumë të buta dhe shumë të mira. Mbushjen e picave mund ta bëni sipas dëshirës. Unë kam përgatitur pica të ndryshme dhe i kam mbushur me djathë, proshutë, sallam, perime, kërpudha etj. Picat i kemi pjekur në furrë druri. Nëse ju pëlqeu video na mbështesni duke Klikuar Like, Share dhe duke Komentuar. Klikoni SUBSCRIBE ‪@everythingaboutvillage‬ për më shumë video nga jeta në fshat, gatimet e fshatit, traditat e fshatit dhe punët e ndryshme që realizohen në fshat. Faleminderit.