Перейти к содержимому

Valët e Jetës Episodi 1 (me Titra Shqip)

Valët e Jetës

0:00 / 0:00

Valët e Jetës Episodi 1 (me Titra Shqip)

46 364 просмотра · 1 месяц назад
Valët e Jetës
1,33 тыс. подписчиков
46 364 просмотра · 1 месяц назад
Valët e Jetës Episodi 1. (me Titra Shqip) Valët e Jetës Episodi 2. (me Titra Shqip) :    • Valët e Jetës Episodi 2 (me Titra Shqip)   Yaman, një djalë i ri nga lagjja Tozludere, pasi dëbohet nga shtëpia nga e ëma Nevin (e cila këndon në pavyon) dhe i dashuri i saj Hasan për shkak të një vjedhjeje ku u përfshi me vëllanë e tij Kenan, nuk ka tjetër zgjedhje veçse të shkojë në Kodra A.Ş.K. — një vend ku vazhdon një jetë e pasur dhe e mbyllur ndaj së jashtmes — bashkë me avokatin Selim Serez, i cili i hap dyert e shtëpisë së tij. Pavarësisht kundërshtimeve të Enderit, Yaman vjen në shtëpi dhe merret shumë mirë me Mertin, djalin e vetëm të familjes, i cili është një i ri i tërhequr. Merti, falë Yamanit i cili tërheq vëmendje të madhe pasi është i ri në kompleks, gjen mundësinë të flasë me dashurinë e tij të fëmijërisë, Eylül. Edhe Yaman njihet me Mirën, shoqen më të ngushtë të Eylülit dhe fqinjën e Mertit. Babai i Mirës, Faruku, është një ekspert investimesh i cili ka humbur paratë e klientëve të tij dhe ka hyrë në borxhe me fajdexhinjtë për ta fshehur këtë, si dhe ka pasur një lidhje me Enderin kur ishin të rinj. Ender, megjithëse në fillim tregohet hezituese që Yaman të jetojë me ta, pranon që ai të qëndrojë në shtëpinë e tyre pasi edhe e ëma e tij përfundon në burg. Mira dhe Yaman ndikohen nga njëri-tjetri që në takimin e tyre të parë, por Mira është prej kohësh me Orkunin dhe familja e saj e mbështet këtë lidhje. Nëna e Mirës, Sude, e cila është e dhënë pas pasurisë dhe luksit, e braktis Farukun kur mëson se ai ka falimentuar. Ndërsa Mira hyn në depresion si pasojë e shkatërrimit të familjes së saj dhe zbulimit se u tradhtua nga Orkuni. Gjatë kësaj kohe, lind një afri edhe mes Mertit dhe Eylülit, dhe Merti duhet të zgjedhë mes Eylülit të përkëdhelur dhe Tuğçe-s, e cila është më e afërt me karakterin e tij. Babai i Enderit, Asım Şekip Kaya, nuk e sheh me sy të mirë vendosjen e Yamanit pranë tyre. Edhe nëna e Mirës, Sude, është e të njëjtit mendim dhe e bën Yamanin përgjegjës për depresionin e së bijës. Shfaqja e vëllait të Yamanit, Kenanit, i komplikongjërat edhe më shumë. Ndërsa Ender dhe Selimi kanë mosmarrëveshje lidhur me një ofertë të re pune që i vjen Selimit. Pranimi i punës nga Selimi dhe fillimi i punës përsëri me shoqen e tij të vjetër Selda do ta rrisë tensionin mes tyre. Ndërsa Yaman hyn në provime për t'u pranuar në shkollën e Mertit, Sude po e detyron Mirën t'i nënshtrohet trajtimit psikologjik. Edhe pse Yaman pranohet në shkollë, ai nuk ndihet sikur i përket atij vendi, ndërsa Orkuni vazhdon t'ia vështirësojë jetën. Aktorët: Çağatay Ulusoy, Serenay Sarıkaya, Barış Falay, Mine Tugay, Taner Ölmez, Hazar Ergüçlü, Metin Akdülger, Şebnem Dönmez, Defne Kayalar, Murat Aygen Facebook:   / medcezirdizisi   #ValëteJetës #ÇağatayUlusoy #SerenaySarıkaya #Medcezir