MCN Economy- Bilanci i turizmit mes protestave e zjarreve
MCN TV
0:00 / 0:00
MCN Economy- Bilanci i turizmit mes protestave e zjarreve
212 просмотров · 1 день назад
MCN TV
140 тыс. подписчиков
212 просмотров · 1 день назад
Sezoni turistik i këtij viti në Shqipëri është mbyllur me një bilanc mjaft specifik, i kushtëzuar nga zhvillimet politike, sfidat mjedisore dhe reformat strukturore.
Mes protestave të vazhdueshme opozitare kundër qeverisë në kryeqytet, përsëritjes së situatës kritike të zjarreve në mbarë vendin, si dhe aplikimit të formulës së re për ndarjen dhe menaxhimin e plazheve private dhe publike nga njësitë vendore, ekspertët kanë analizuar ecurinë e këtij sektori në studion e "MCN Economy".
Të ftuarit Besnik Vathi dhe Arben Çipa, dy nga njohësit më të mirë të industrisë së turizmit në vend, ndanë pikëpamjet e tyre mbi ecurinë e muajve të fundit dhe nevojën emergjente për ndryshime strategjike në infrastrukturë.
Gjatë diskutimit Vathi e vuri theksin te ndryshimi mes sezonit kalendarik dhe atij turistik, duke nënvizuar se qasja e vizitorëve ndryshon sipas distancës nga pikat e aksesit ajror.
Nga ana tjetër, Arben Çipa u shpreh se ka ndryshuar tipologjia e turistëve dhe dominimi i moshave të reja po vendos në udhëkryq strategjinë e turizmit shqiptar, pavarësisht shifrave rekord të vizitorëve. ai theksoi se megjithëse statistikat e INSTAT-it konfirmojnë mbi 13.5 milionë hyrje deri më 10 gusht, profilet e reja të udhëtarëve të fokusuar kryesisht te jeta e natës dhe aventura po sjellin më pak konsum ditor.
Sipas tij, nëse nuk merren masa urgjente brenda një cikli 10-vjeçar për të diversifikuar ofertën dhe për të rikthyer moshën e mesme, destinacionet kryesore si Saranda dhe Ksamili rrezikojnë të shkojnë drejt dështimit.
#mcntv #MCN #MCNEconomy