Перейти к содержимому

Nis për herë të parë Programi Kombëtar i Depistimit të Skoliozës, Rama në shkollën “Mihal Grameno”

Ora News

0:00 / 0:00

Nis për herë të parë Programi Kombëtar i Depistimit të Skoliozës, Rama në shkollën “Mihal Grameno”

216 просмотров · 2 года назад
Ora News
325 тыс. подписчиков
216 просмотров · 2 года назад
#oranews #edirama #shkollamihalgramen o#mihalgrameno #skolioza Me nisjen e vitit të ri shkollor, krahas zhvillimit të procesit mësimor, nisi edhe zbatimi i programeve në shkallë kombëtare, që kanë në qendër shkollën dhe që mbështesin shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve në moshë shkollore 6 deri në 14 vjeç, me zbatimin e një sërë procedurave depistuese për fëmijët, duke nisur që nga kujdesi dentar, kujdesi për shikimin, dëgjimin e së fundmi si një risi programi për depistimin e skoliozës. Shkolla “Mihal Grameno” në kryeqytet, të cilën sot e vizitoi Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu – është një prej institucioneve arsimore përfituese e programeve të kujdesit shëndetësor, me 850 nxënës dhe me 1400 depistime në një vit, e cila ka pjesë të infrastrukturës së saj, kabinetin e mjekëve, kabinetin e depistimit te shikimit, si dhe kabinetin dentar, e ku tashmë për herë të parë do të shtohet Programi i Depistimit të Skoliozës. “Këtu jemi në shkollën “Mihal Grameno”, një nga shkollat ku aplikohet suksesshëm programi kombëtar “Shëndeti në shkolla” nëpërmjet aplikimit të një sërë procedurash depistuese për fëmijët, duke nisur nga kujdesi dentar, ai për shikimin, për dëgjimin dhe ndërkohë dhe një program më i ri kombëtar, ai për skoliozën. Shkolla ka 850 nxënës dhe vetëm vitin e kaluar shkollor këtu janë kryer 1400 depistime të përgjithshme.” – u shpreh Ministrja Koçiu. “Shërbimi që ne ofrojmë është dhënia e ndihmës së parë, kontrolli i depistimit të fëmijëve për sëmundjet infektive, në rastet e traumave ne jemi prezentë, kontrolli i kartelave të vaksinimit, pra shërbimet e përgjithshme. Pastaj, çdo fillim viti ne bëjmë vizitat e syve. Është mirëpritur goxha mirë nga nxënësit dhe nga prindërit. Kemi pasur shumë rezultate. I kemi trajtuar herët dhe referuar herët.” – shpjegon një nga mjeket që shërbejnë në këtë shkollë. Me nisjen e vitit të ri shkollor, krahas zhvillimit të procesit mësimor, nisi edhe zbatimi i programeve në shkallë kombëtare, që kanë në qendër shkollën dhe që mbështesin shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve në moshë shkollore 6 deri në 14 vjeç, me zbatimin e një sërë procedurave depistuese për fëmijët, duke nisur që nga kujdesi dentar, kujdesi për shikimin, dëgjimin e së fundmi si një risi programi për depistimin e skoliozës. Shkolla “Mihal Grameno” në kryeqytet, të cilën sot e vizitoi Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu – është një prej institucioneve arsimore përfituese e programeve të kujdesit shëndetësor, me 850 nxënës dhe me 1400 depistime në një vit, e cila ka pjesë të infrastrukturës së saj, kabinetin e mjekëve, kabinetin e depistimit te shikimit, si dhe kabinetin dentar, e ku tashmë për herë të parë do të shtohet Programi i Depistimit të Skoliozës. “Këtu jemi në shkollën “Mihal Grameno”, një nga shkollat ku aplikohet suksesshëm programi kombëtar “Shëndeti në shkolla” nëpërmjet aplikimit të një sërë procedurash depistuese për fëmijët, duke nisur nga kujdesi dentar, ai për shikimin, për dëgjimin dhe ndërkohë dhe një program më i ri kombëtar, ai për skoliozën. Shkolla ka 850 nxënës dhe vetëm vitin e kaluar shkollor këtu janë kryer 1400 depistime të përgjithshme.” – u shpreh Ministrja Koçiu. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/politike/nis-p... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram   / oranewstv   Twitter   / oranewsrtv