Перейти к содержимому

PULËBARDHA - Dritëro Agolli

Vito Detari

0:00 / 0:00

PULËBARDHA - Dritëro Agolli

54 просмотра · 6 дней назад
Vito Detari
10 подписчиков
54 просмотра · 6 дней назад
PULËBARDHA Dritëro Agolli Pulëbardhën në rërën e lagur e gjetëm, E kishte thyer këmbën nën gjurin e brishtë. E kishin lënë shoqet në bregun e detit vetëm. E kishin lënë e askush nuk e priste. Pulëbardhën në dhomën tonë e shpumë E u mësua me ne si njeriu i shtëpisë. Veç nga dritarja shikonte detin me shkumë Dhe valën që ngrihej mes shiut dhe stuhisë. Jetoi pulëbardha shumë në dhomë, Po humbi papritur një ditë, Një ditë kur deti hidhej mbi rërën e njomë, Një ditë kur vinin stuhitë… Dhe shkuam në det ta kërkonim, Kur vala me valën, si deshtë, kokat kishin përpjekur, Dhe era dhe retë rënkonin, Dhe e gjetëm pulëbardhën të vdekur… E pamë! Kishte hapur krahët e bardhë në rërën e njomë. E pamë! Ndofta nuk donte të vdiste në dhomë…