Перейти к содержимому

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 20 Tetor 2026, ora 19:30 | Lajme - News

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 20 Tetor 2026, ora 19:30 | Lajme - News

8 033 просмотра · 15 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
8 033 просмотра · 15 ч назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 20 Tetor 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines Protestës i bashkohen edhe pedagogët. Pas qetësisë, në mbrëmje nisin përplasjet mes palëve Protestës së të rinjve këtë të martë iu bashkuan edhe pedagogët, të cilët kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit. Tubimi nisi paqësisht paradite, por në mbrëmje u rikthyen tensionet para Kryeministrisë, teksa policia i shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës. Rama nxjerr në bulevard karriget: Dialog pa kushte. Protestuesit refuzojnë Kryeministri Rama nxori sot disa karrige në bulevard si dëshmi e vullnetit të tij për të dialoguar pa kushte me protestuesit. Pasi ata e refuzuan thirrjen e tij për bisedime, duke i përmbysur ulëset në rrugë, Rama tha se nuk ka më kë të bisedojë. Berisha: Paketa e masave, përpjekje e Ramës për të shpëtuar lëkurën. Qytetarë, nesër në protestë Lideri i opozitës, Sali Berisha, e cilësoi paketën e masave të qeverisë si ndëshkim për protestuesit dhe përpjekje të Ramës për të shpëtuar pushtetin. Ai iu bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen nesër, në orën 10:00, protestës së studentëve. 80 biznese të vogla vetëdeklarojnë dëmtimet nga protesta në Tiranë Mbi 80 biznese të vogla kanë raportuar deri më tani në portalin e-Albania se kanë pësuar dëmtime ose vjedhje gjatë protestave në Tiranë. Sipas organeve tatimore, dëmi për subjekte të veçanta arrin deri në 12 milionë lekë. Shtetrrethimi kthen qetësinë në Francë. Roma dërgon 500 ushtarë në Milano Ora policore ka rikthyer qetësinë në Francë pas protestave të dhunshme dhe plaçkitjeve në fundjavë. Ndërsa Italia pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Milano dhe të angazhojë 500 ushtarë për garantimin e rendit publik. SPAK i komunikon Belinda Ballukut akuzat përfundimtare për 5 vepra penale SPAK i ka komunikuar zyrtarisht Belinda Ballukut akuzat për 5 vepra të ndryshme penale. Ish-zëvendëskryeministrja akuzohet, ndër të tjera, për “korrupsion pasiv”, “fshehje të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/