Shkrumbohet banesa/ Situatë kritike nga flakët në Levan, Çako: Të shpëtojmë jetët e njerëzve
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shkrumbohet banesa/ Situatë kritike nga flakët në Levan, Çako: Të shpëtojmë jetët e njerëzve
4 179 просмотров · 16 часов назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
4 179 просмотров · 16 часов назад
Ka dalë jashtë kontrollit situata nga zjarret sonte në 4 shtator në Levan të Fierit.
Siç raporton gazetarja e Klan News Anila Sefa, një banesë është shkrumbuar totalisht në këtë zonë.
Menjëherë në zonë ka mbërritur edhe kreu i Emergjencave Haki Çako. Nga Levani, Çako ka deklaruar se situata nga flakët në këtë fshat është problematike.
“Situata nga zjarret është problematike. Deri tani është punuar me dy helikopterë dhe me një avion Air Tractor, jo vetëm në Levan, por edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë. Me rëndësi në këtë moment është që të shpëtojmë jetët e njerëzve.
Organet kompetence të japin dënime maksimale për të gjithë zjarrvënësit, që shkaktojnë pasoja kaq të rënda në pasuritë e njerëzve dhe vënë në rrezik jetën e tyre”, tha Çako.
Zjarret në Levan, reagon policia: Evakuuam familje, po hetojmë nëse...
Policia e Fierit ka reaguar në lidhje me situatën e vështirë nga zjarret në Levan.
Uniformat blu shprehen se janë evakuuar mbi 20 familje, që rrezikoheshin nga flakët. Po ashtu, thuhet se janë duke u bërë hetime për zjarrvënie të qëllimshme, nëse flakët janë vendosur nga dora e njeriut.
“Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të rrezikuar nga zjarri, evakuohen disa familje Ditën e sotme, në fshatin Fermë Çlirim, ka rënë një zjarr, i cili, për shkak të erës së fortë, është përhapur me shpejtësi në drejtim të fshatit Radostinë dhe fshatrave përreth, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe bimësie.
Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë dëmtuar disa banesa dhe biznese, ndërsa zjarri ka rrezikuar edhe banorët dhe prona të tjera në zonat e banuara.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve nga zonat e rrezikuara, duke garantuar sigurinë e banorëve dhe duke marrë masa për shmangien e pasojave më të rënda.
Në terren janë angazhuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shërbimet zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile, si dhe strukturat e tjera përgjegjëse.
Shërbimet e Policisë vijojnë të jenë të angazhuara në terren, duke garantuar sigurinë e banorëve dhe duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat përgjegjëse për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, që për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur në fshatrat Fermë Çlirim, Radostinë, Levan, Peshtan i Vogël, Frakull dhe Zhupan.
Njëkohësisht, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit, dokumentimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit, nëse zjarri rezulton të jetë shkaktuar nga veprime të kundërligjshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për çdo qëllim tjetër, pasi përhapja e pakontrolluar e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.
Policia fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm, të paanshëm dhe ruajtjen e anonimatit”, njoftojnë uniformat blu.
Situata e zjarreve në zonën e Fierit vijon të jetë kritike, ndërsa flakët kanë rrezikuar banesa dhe zona të banuara në Levan, Zhupan, Radostinë dhe Fermë Çlirim.
Për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve, më shumë se 20 familje janë evakuuar nga zonat e prekura, ndërsa banorët po përballen me një natë të vështirë.
Banoret e zonës e përshkruajnë situatën si tepër alarmante, duke bërë apel për ndërhyrje të menjëhershme të forcave zjarrfikëse.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #Levan #Zjarre #Evakuim #Flakët #Fier #Shpëtim