🔴"Kush je ti? Po bën miting", Rama i tensionuar me gazetarët. Çfarë ndodhi gjatë konferencës
News24 Albania
0:00 / 0:00
🔴"Kush je ti? Po bën miting", Rama i tensionuar me gazetarët. Çfarë ndodhi gjatë konferencës
12 876 просмотров · Трансляция закончилась 6 месяцев назад
News24 Albania
470 тыс. подписчиков
12 876 просмотров · Трансляция закончилась 6 месяцев назад
🔴Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë shtypi me gazetarët nga ambientet e Kryeministrisë. Një moment i pazakontë u shënua gjatë konferencës teksa Rama ndërpreu për rreth 5 minuta komunikimin me përfaqësuesit e medias, pas debatit të tensionuar me gazetaren Ambrozia Meta. Përplasja ndodhi pas një pyetjeje lidhur me atë që u cilësua si përdorim i standardeve të dyfishta në raport me ndëshkimet penale për qytetarët dhe rastin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.
Gjatë shkëmbimit të fjalëve, Rama kundërshtoi pretendimin se ka deklaruar ndonjëherë burg për qytetarët që nuk paguajnë energjinë elektrike, duke theksuar se ndëshkimi penal lidhet vetëm me vjedhjen e energjisë dhe jo me mospagesën e faturave.
Debati me gazetaren u tensionua, ndërsa kryeministri i kërkoi asaj të mos e kthente konferencën në debat politik, duke theksuar se konferenca ishte për pyetje dhe përgjigje.
Pas kësaj përplasjeje, Rama vendosi të ndërpresë përkohësisht konferencën për pesë minuta, një veprim i pazakontë gjatë komunikimeve të tij publike me mediat. Ndërkohë, gazetarja Ambrozia Meta u nxor jashtë nga salla ku po mbahej konferenca e kryeministrit.
Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur për mediat u ndal tek çështja e Belinda Ballukut, duke theksuar se deklaratat e bëra nga disa përfaqësi kanë qenë shumë të qarta, por mënyra se si janë lexuar është e ndryshme.
Gjithashtu kryeministri nënvizoi se ‘ëndrra europiane nuk ka mbaruar’ , dhe se sipas tij qëllimi ka qenë që të deformohet suksesi i Shqipërisë.
“Nuk ka asnjë dyshim që në këtë rast nuk jemi përballë një çështjeje korrupsioni. Sepse vetë SPAK nuk ka ngritur akuzë për korrupsion. Jemi përballë një çështjeje në hetim, që mund të hetohet lirisht pa asnjë pengesë. E përsëris dhe atë që thash para grupit parlamentar, e inkurajoj prokurorinë që të ndjekë dhe hetojë të gjitha pistat ku të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës ‘ferra e korrupsionit’. Deri tani nuk jemi përballë një çështje korrupsioni. Është e vërtetë që kemi pasur debat me disa nga partnerët tanë lidhur me qasjen ndaj kësaj çështjeje, nuk është sekret. Sikundër, e dini shumica e dinë, pakica bëjnë sikur se dinë. Unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve.
Një nga normat e padiskutueshme të këtij përfaqësimi është që t’i shoh partnerët në sy dhe të më shohin në sy, në të njëjtën lartësi. As unë nuk më shkon mendja të shoh njeri nga lart poshtë dhe as të lejojë njeri të më shoh nga lart poshtë. Përtej karikaturave që janë ndërtuar në pazarin mediatiak, diskutimet tona kanë qenë të hapura, jo me tensione dhe presione, apo kërcënime. Këto janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Besoj se edhe vetë deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi si nga përfaqësia e BE, janë të qarta. Por varet se si i lexoni", tha ai.
***
News24 që prej vitit 2002 është televizioni i parë informativ në Shqipëri i dedikuar tërësisht lajmit.
Subscribe në kanalin "News24 Albania" për më shumë lajme:
/ news24albania
📌 Website: https://www.balkanweb.com/
📌 News24
Facebook: / news24alb
Instagram: / news24al
TikTok: / news24.al
X: https://x.com/news24al
📌 Balkanweb
Facebook: / balkanwebcom
Instagram: / balkanweb_official
TikTok: / balkanweb.official
X: / balkanwebcom
#news24albania #lajme #lajmifundit #News24AL #news24 #lajmeshqip #aktualitet
#politike #opozita #qeveria #shqiperi #tirane #albania #balkanweb #kulture #drejtesi
#sport #kosova #rajoni #lajmengabota #art #news24albania #lajme #lajmifundit #News24AL #news24 #lajmeshqip #aktualitet #politike #edirama #konference #deklarate #belindaballuku