Shije shtëpie - Kek me fruta të thata nga Zonja Vjollca -Tv Klan
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije shtëpie - Kek me fruta të thata nga Zonja Vjollca -Tv Klan
11 190 просмотров · 4 года назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
11 190 просмотров · 4 года назад
#kekmefruta #frutatetha #ShijeShtëpie në #TvKlan.
Kek me fruta të thata
4 vezë
1 gotë kos
1e 1/2 gotë sheqer
1 fk qumësht
100 gram gjalpë ose vaj
4 gota miell
1 pako pluhur pjekës
Sheqer vanilje
1/2 gotë lëng portokalli
1 lç lëkurë portokalli
300 gr mix fruta të thata (arra, bajame, rrush të thatë)
Në një tas vendosim vezët me sheqerin dhe i rrahim së bashku deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë kosin e qumështin dhe i përziejmë mirë. Shtojmë gjalpin ose vajin dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë pak nga pak miellin, pluhurin pjekës, lëkurën e portokallit dhe i përziejmë. Presim frutat e tjera në copëza dhe pasi i kemi zbutur në lëng portokalli, i shtojmë në brum. I përziejmë mirë dhe i hedhim në tepsi ku më parë kemi pasi shtruar letër pjekje. E pjekim në temperaturë 180 gradë për 35-40 minuta. E lëmë të ftohet, e pudrosim me sheqer dhe është gati për t'u shërbyer.
Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu