Перейти к содержимому

Protesta/ Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Europës: Duart e atyre që duan të ulin Shqipërinë

RTSH

0:00 / 0:00

Protesta/ Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Europës: Duart e atyre që duan të ulin Shqipërinë

546 просмотров · 2 ч назад
RTSH
295 тыс. подписчиков
546 просмотров · 2 ч назад
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga godina e dëmtuar nga zjarri e Kolegjit të Europës në Tiranë, pas akteve të dhunës gjatë protestës. Përmes një mesazhi nga ambientet e godinës, Rama dënoi dëmtimin e institucionit, duke theksuar se studentët përfaqësojnë të ardhmen dhe se dhuna nuk mund të përfaqësojë aspiratat e tyre. “Deri dje kjo ishte zyra e Kolegjit të Europës, shkollës së Europës së bashkuar, që e çelën në Shqipëri së bashku udhëheqësit europianë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe s’mund të jenë kurrë duart e studentëve”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë theksoi se studentët janë gjithmonë të mirëpritur dhe se qeveria mbetet e gatshme për dialog, diskutim dhe gjetjen e zgjidhjeve për çështjet që kërkojnë vëmendje. “Studentët janë e ardhmja, që shohin larg dhe duan të shkojnë më larg dhe më shpejt. Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje”, deklaroi Rama. Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook:  / rtshqiptar   Instagram:  / rtshqiptar   Twitter:  / rtshqiptar   Tik Tok:  / rtshqiptar   #lajme #RTSH #news