Psikoseksologia: Masturbimi dhe pornografia dritë alarmi tek fëmijët, prindërit janë në vështirësi
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Psikoseksologia: Masturbimi dhe pornografia dritë alarmi tek fëmijët, prindërit janë në vështirësi
4 283 просмотра · 3 года назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
4 283 просмотра · 3 года назад
Në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan kanë qenë të ftuar, psikoseksologia Besarta Taçi, Skedi Faria dhe Antonela Koçi, të cilët kanë diskutuar mbi një temë që sa vjen dhe bëhet më shqetësuese për fëmijët dhe adoleshentët të cilët kanë akses në shikim e pornografisë. Besarta Taçi ka treguar se në zyrën e saj shkojnë shpesh herë prindër të cilët janë të shqetësuar për seksualitetin e fëmijës por edhe për ndikimin e madh të rrjeteve sociale dhe pornografisë.
Besarta Taçi: Shpesh herë më kërkojnë ndihmë dhe prindërit që janë në vështirësi përsa i përket adoleshentëve qoftë për orientimin seksual apo qoftë për ndikimin e rrjeteve sociale, por edhe pornografisë dhe normalisht janë në vështirësi, qoftë sepse kanë vënë re edhe aktivitet masturbator tek fëmijët në mënyrë të vazhdueshme, atëherë vijnë për tu këshilluar.
Katerina Trungu: A është problem kjo?
Besarta Taçi: Nisim nga fakti që masturbimi është aspekt fiziologjik i eksplorimit të trurit dhe nuk është problem të eksplorojmë trupin dhe të kemi një marrëdhënie të shëndetshme me trupin.
E kundërta, nëse nuk e kemi këtë marrëdhënie, në moshë të madhe kjo mund të na ndikojë qoftë në perceptimin e kënaqësisë por dhe në marrëdhënien tonë në çift. Është një alarm në momentin që përdoret si mënyrë preferenciale, përdoret për të qetësuar ankthin, përdoret në një farë mënyre pa kontroll, atëherë do të thotë se ka diçka që nuk shkon. Ekziston një stimul i tepërt i cili përdoret nga fëmija apo nga adoleshenti dhe mund të jetë një dritë alarmi për të cilën duhet të flasim dhe jo trembim fëmijën. /tvklan.al
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu