Перейти к содержимому

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 16 Maj 2025, ora 19:30 | Lajme - News

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 16 Maj 2025, ora 19:30 | Lajme - News

5 368 просмотров · 1 год назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
5 368 просмотров · 1 год назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 16 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme Spiker: Drini Zeqo Headline – 16 maj 2025 E gjithë Evropa zbarkon në Tiranë. Mbahet samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian Tirana u kthye sot në kryeqendrën e Evropës, teksa priti Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Pjesë e tij u bënë 52 liderë të kontinentit, si dhe drejtuesit më të lartë të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe OSBE-së. Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan bashkimin me BE. Të krijojmë një aleancë përtej armatimit Në samit, kryeministri Edi Rama tha se, ndryshe nga britanikët, mbi 52% e shqiptarëve votuan në zgjedhje për t’u bërë pjesë e BE-së, ndërsa kërkoi krijimin e një aleance përtej armatimit. Liderët e Unionit vunë theksin te një Evropë e bashkuar. Zelensky dhe liderët e BE-së, telefonatë me Trump nga Tirana. Armëpushim në Ukrainë Edhe Donald Trump iu bashkua virtualisht Samitit të Tiranës. Presidenti i Ukrainës dhe disa nga krerët e BE-së zhvilluan një bisedë telefonike me presidentin amerikan, me fokus arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Armenia dhe Azerbajxhani, paqe në Tiranë. Pashinyan dhe Aliyev, dakord për të nënshkruar traktatin Udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Armenisë, të pranishëm në Samitin e Tiranës, vendosën t’i japin fund armiqësive mes dy vendeve. Pas një takimi kokë më kokë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, ata ranë dakord të nënshkruajnë së shpejti një traktat paqeje. Opozita proteston për 11 majin. Berisha: Zgjedhjet, farsë, krimi zgjodhi 28 deputetë Opozita protestoi sot në Tiranë, duke akuzuar për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se zgjedhjet ishin farsë dhe të manipuluara. Sipas tij, grupet kriminale kanë sjellë në Kuvend 28 deputetë. Përfundon numërimi i votave preferenciale në vend. Zarfet nga Greqia hapen nesër Përfundoi mëngjesin e kësaj të premteje procesi i numërimit të votave preferenciale nga brenda vendit. PS siguroi 37 mandate nga lista e hapur, ndërsa Partia Demokratike vetëm 6. Mëngjesin e së shtunës do të numërohen votat e ardhura nga Greqia. Tabaku, gruaja më e votuar në Shqipëri. 65 kandidatë nuk morën as votat e tyre Jorida Tabaku mori rreth 19 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit, duke u bërë jo vetëm më e votuara në radhët e PD-së, por edhe kandidatja grua më e preferuar në gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, 65 kandidatë nuk morën as votat e tyre. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/