Axhem pilaf – sekreti i orizit me shije nga shefja e kuzhinës Albana Mançja - Mes’dritë
Vizion Plus TV
0:00 / 0:00
Axhem pilaf – sekreti i orizit me shije nga shefja e kuzhinës Albana Mançja - Mes’dritë
2 091 просмотр · 6 часов назад
Vizion Plus TV
982 тыс. подписчиков
2 091 просмотр · 6 часов назад
Përbërësit:
2 gota oriz kokërrgjatë
4 lugë gjelle makarona fidhe
1 lugë gjelle gjalpë
4 lugë gjelle vaj ulliri
3¼ gota ujë të nxehtë ose lëng pule
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Lajmë orizin disa herë, derisa uji të dalë i pastër. E lëmë në ujë të vakët me pak kripë për 15–20 minuta dhe më pas e kullojmë.
Në një tenxhere hedhim vajin dhe gjalpin, shtojmë makaronat fidhe dhe i skuqim në zjarr mesatar, derisa të marrin ngjyrë kafe të artë. Shtojmë orizin e kulluar dhe e përziejmë për 2–3 minuta. Më pas shtojmë ujin e nxehtë ose lëngun e pulës dhe kripën.
Kur masa të vlojë, ulim zjarrin në minimum, vendosim kapakun dhe e gatuajmë për 12–15 minuta, derisa orizi të thithë të gjithë lëngun. Fikim zjarrin, vendosim një pecetë ose letër kuzhine nën kapak dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta. Në fund, e përziejmë lehtë me pirun dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Këshillat e Albanës:
Sekreti që orizi të dalë kokërr më kokërr dhe jo i ngjitur është të mos e përziejmë gjatë zierjes.
Pushimi në fund është shumë i rëndësishëm për një rezultat të përsosur.
Për një aromë të këndshme, shtojmë disa pika lëng limoni.
“Mes’dritë”, emisioni që e nis ditën me informacion, aktualitet, histori njerëzore, këshilla dhe tema që na prekin të gjithëve. Nën moderimin e Alma Çelaj, “Mes’dritë” ju shoqëron nga e hëna në të shtunë, ora 09:00-11:00. Një mëngjes i nisur ndryshe, me një përzgjedhje të pasur temash sociale, aktuale dhe me energji të mirë.
#vizionplustv #mesdrite #almacelaj