Dënimit Seancë - Kabashit (Shpërfillje) (pjesë 2/2) - 31 gusht 2011
International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY)
0:00 / 0:00
Dënimit Seancë - Kabashit (Shpërfillje) (pjesë 2/2) - 31 gusht 2011
265 223 просмотра · 15 л. назад
International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY)
44,9 тыс. подписчиков
265 223 просмотра · 15 л. назад
shumë informata: http://www.icty.org/action/contemptca...
Kabashi, u akuzua për shpërfillje të Tribunalit pas refuzimit ose mosdhënies së përgjigjes në mënyrë të përsëritur nga ana e tij ndaj pyetjeje gjatë dhënies së dëshmisë së tij në qershor dhe nëntor 2007, në Dhomën Gjyqësore në procesin kundër Ramush Haradinajt dhe të tjerëve. Më 26 gusht 2011, Kabashi u vetëdeklarua fajtor për të gjitha akuzat mbi shpërfillje të Tribunalit
Kabashi është dëshmitar kyç i Prokurorisë në rigjykimin e Ramush Haradinajt dhe të tjerëve sepse dëshmia e tij ka të bëjë me pretendimin mbi përgjegjësinë e të akuzuarve për krime të kryera në shtabin dhe burgun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Jabllanicë. Haradinaj, ish-komandant në UÇK dhe ish-kryeministër i Kosovës, dhe dy të bashkakuzuarit, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, po rigjykohen në lidhje me gjashtë pika të aktakuzës lidhur me torturimin dhe vrasjen e të burgosurve në kampin e drejtuar nga UÇK-ja në Jabllanicë. Kur urdhëroi rigjykimin e pjesshëm të çështjes në korrik 2010, Dhoma e Apelit konkludoi se Dhoma Gjyqësore kishte gabuar në mossigurimin e dëshmisë prej Kabashit dhe një dëshmitari tjetër, duke e privuar në këtë mënyrë Prokurorinë prej mbështetjes kyçe për argumentet e saj.
Kabashi u arrestua nga autoritetet holandeze më 17 gusht 2011 dhe u transferua në paraburgimin e Tribunalit më 18 gusht 2011. Paraqitja e tij e parë u bë më 19 gusht 2011 dhe seanca në lidhje me dënimin e tij u mbajt më 31 gusht 2011.
ALB Sentencing Hearing, Shefqet Kabashit, 31 August 2011