PDK çon kuvendin në kushtetuese, kërkohet pezullimi i procedurave deri në vendimin e gjykatës
RTSH
0:00 / 0:00
PDK çon kuvendin në kushtetuese, kërkohet pezullimi i procedurave deri në vendimin e gjykatës
195 просмотров · 8 часов назад
RTSH
293 тыс. подписчиков
195 просмотров · 8 часов назад
Arian Tahiri tha se interpretimi i Kushtetutës i takon vetëm institucionit kompetent dhe nuk mund të përcaktohet nga kalkulimet politike. Ndërsa Përparim Gruda deklaroi se synimi i kërkesës është rikthimi i funksionimit të institucioneve në përputhje me Kushtetutën. Përveç kërkesës kryesore, PDK ka kërkuar edhe një masë të përkohshme për të ndaluar hapa të rinj institucionalë deri në vendimin e Gjykatës. Në kërkesë kundërshtohen vendimi i 9 shtatorit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, vendimi i 11 shtatorit për procedurën e votimit të nënkryetarëve dhe konstatimi i 13 shtatorit për konstituimin e Kuvendit. PDK kërkon që Gjykata të përcaktojë edhe pasojat juridike nëse konstatohen shkelje të Kushtetutës. Ndërkohë, partia ka njoftuar se të mërkurën do të dërgojë në Kushtetuese edhe një çështje tjetër, këtë herë lidhur me formimin e Qeverisë së Kosovës
Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje.
Subscribe to our YouTube Channel:
http://bit.ly/3H0S7oQ
Find us at:
https://www.rtsh.al/
Follow us on social
Follow us and get updates from RTSH on social media:
Facebook: / rtshqiptar
Instagram: / rtshqiptar
Twitter: / rtshqiptar
Tik Tok: / rtshqiptar
#lajme #RTSH #news