Ashure dhe Qeshqek (gatime tradicionale)
EVERYTHING ABOUT VILLAGE
0:00 / 0:00
Ashure dhe Qeshqek (gatime tradicionale)
11 593 просмотра · 2 года назад
EVERYTHING ABOUT VILLAGE
11,5 тыс. подписчиков
11 593 просмотра · 2 года назад
Përshëndetje Miq!
Në këtë video do t'ju tregojmë Ashure dhe Qeshqek recetat tradicionale shqiptare.
Fillimisht marim grurin, e lajmë mirë e mirë që të zbutet dhe e fusim në një copë të qepur në formë thesi dhe e rrahim mirë e mirë. Më pas e lajmë përsëri derisa të pastrohet tërësisht.
Receta për përgatitjen e Ashures:
500 gr grurë
15 lugë sheqer
3-4 lugë niseshte
kanellë
rrush i thatë
ujë
Në një tenxhere ziejmë grurin derisa kokrra të jetë zier plotësisht dhe kur e prekim me dorë ajo shtypet lehtësisht. E ziejmë në zjarr të ulët dhe e përziejmë herë pas here që të mos ngjisë. E ziejmë derisa të shterojë i gjithë uji. Një pjesë të grurit e ndajmë për përgatitjen e Qeshqekut. Tek tenxhera me grurin për ashuret shtojmë edhe pak ujë që të marë edhe një valë. Më pas shtojmë sheqerin. Përziejmë vazhdimisht që të mos ngjitet. Në një tas hedhim niseshtenë dhe shtojmë ujë, E përziejmë derisa të tretet niseshteja, dhe ja shtojmë ashureve. Përziejmë derisa të trashet dhe të marë valë në zjarr mesatar. Pasi mer përsëri valë i hedhim ashuret në tepsi dhe sipër hedhim kanellë dhe rrush të thatë. Ju bëftë mirë.
Receta për përgatitjen e Qeshqekut:
grurë
3 lugë gjalp
kripë
Në një tigan vëmë gjalpin që të tretet dhe më pas hedhim grurin e zier. Shtojmë kripën dhe e shtypim mirë me lugë derisa të thithë të gjithë gjalpin dhe kripën. Më pas e hqeim nga zjarri. Qeshqeku është gati.