Перейти к содержимому

BYREK I KRIPUR ME KUNGULL (Recete nga znj.Katerina)

Vila24News24

0:00 / 0:00

BYREK I KRIPUR ME KUNGULL (Recete nga znj.Katerina)

11 536 просмотров · 7 лет назад
Vila24News24
92 тыс. подписчиков
11 536 просмотров · 7 лет назад
“Kendi i gatimit” ne News24 – 4 korrik, 2019 2 peta të bëra vetë 1 kungull (rreth 1 kg) 2 lgj oriz 3-4 vezë 1 gotë qumësht 150 gr gjizë / djathë 2 lgj gjalpë 3 lgj vaj ulliri Kripë, piper, arrë moskat Presim kungullin në mes dhe i heqim farëzat. Më pas me ndihmën e një luge heqim tulin e kungullit dhe e vendosim në një enë. Rrahim vezët me qumështin dhe e shtojmë tek ena ku kemi vendosur kungullin. Shtojmë orizin, gjizën ose djathin e bardhë të thërrmuar dhe rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe arrë moskat. Sipas dëshirës dhe shijes mund të shtojmë dhe pak nenexhik. Në fund shtojmë gjalpin e shkrirë dhe e trazojmë mirë mbushjen e byrekut. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim petën e parë. Hedhim më pas masën e përgatitur me kungull duke e niveluar mirë. Shtrojmë dhe petën e dytë, e spërkasim në fund byrekun me pak vaj dhe ujë dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.