“Koha e Turshive 🥒🌶️ Shikojeni Deri në Fund, Ia Vlen!”
Mothers-kitchen
0:00 / 0:00
“Koha e Turshive 🥒🌶️ Shikojeni Deri në Fund, Ia Vlen!”
24 226 просмотров · 6 дней назад
Mothers-kitchen
602 подписчика
24 226 просмотров · 6 дней назад
Përshëndetje të gjithëve ❤️**“Koha e Turshive 🥒🌶️ Shikojeni Deri në Fund, Ia Vlen!”**
Faleminderit shumë për përkrahjen tuaj, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë! 🥰 Sot kam vendosur të ndaj me ju një video, meqë jemi në muajin shtator dhe është koha e turshive. Me shumë kënaqësi po e ndaj me ju mënyrën se si i përgatis unë turshitë. 🌶️🥕🧄
Unë gjithmonë mundohem t’ju tregoj të gjitha gjërat hap pas hapi, por kësaj here desha t’ju jap edhe pak më shumë shpjegim.
🌶️ Specat janë nga Kosova. Fillimisht i ndaj një nga një dhe i zgjedh specat që janë më të pjekur dhe më të mirë për turshi. Pastaj i pastroj një nga një, shumë mirë, ashtu siç e shihni edhe në video. Ua heq bishtat dhe farat, por pjesën që mbetet te bishti mos e hidhni, sepse në videon tjetër do t’ju tregoj se si mund ta përdorni.
Pastaj marr tri pjata: në njërën vendos kripë, në tjetrën sheqer dhe në tjetrën uthull të sallatës, siç e shihni në video.
Marr tri lugë: dy lugë të vogla dhe një lugë kafeje. Dy lugët e vogla i përdor për kripën dhe sheqerin, ndërsa lugën e kafesë për uthullën.
Për çdo spec vendos:
• 1 lugë të vogël kripë
• 1 lugë të vogël sheqer
• 1 lugë kafeje uthull
Pastaj i vendosim specat në një enë të madhe. Mund t’i vendosni të gjithë në një enë, por unë nuk kam pasur një enë aq të madhe, prandaj i kam ndarë në tri enë.
I mbyllim mirë me kapak dhe i lëmë për 24 orë, ose një ditë. Herë pas here i përziejmë ose i tundim, në mënyrë që specat ta lëshojnë ujin e tyre.
Të nesërmen marr:
🥕 2 pako karrota
🌿 2 tufa majdanoz
🧄 8 copa hudhër mesatare
Siç e shihni në video, i pastroj hudhrat dhe i ndaj në dy pjesë, ndërsa karrotat i pres në copa të vogla. I bëj bashkë të gjitha dhe fillojmë me mbushjen e kavanozëve.
Marr kavanozët e qelqit, të pastër dhe të sterilizuar, dhe vendos rreth 10 speca në secilin kavanoz. Pastaj shtoj dy grushte nga përzierja e karrotave, hudhrës dhe majdanozit, dhe vazhdoj shtresë pas shtrese derisa kavanozi të mbushet.
Unë i kam mbushur 4 kavanoza nga 5 litra.
Pastaj marr lëngun që kanë lëshuar specat. Zakonisht më del i gjithë lëngu i nevojshëm, por kësaj here kam shtuar edhe rreth 2 litra ujë, jo më shumë. Ujin e kam zier dhe i kam shtuar 100 gram kripë dhe 100 gram sheqer.
Pastaj i mbyllim kavanozët shumë mirë dhe i vendosim në temperaturën e oborrit, por në një vend të errët, si p.sh. në një shup ose shed.
Ju garantoj që këto turshi mua më qëndrojnë deri në një vit. E ruajnë të njëjtën shije, nuk zbuten dhe nuk prishen. ❤️
Por ta keni parasysh që, kur të fillojë të ngrohet koha në pranverë, duhet t’i vendosni në frigorifer, sepse temperaturat e larta mund t’i prishin turshitë. Turshitë e mia janë pa konservues.
Turshitë janë gati pas rreth një muaji. 🥒🌶️ Do t’ju tregoj edhe në një video tjetër se si duken dhe si kanë dalë.
Nëse ju pëlqeu kjo video dhe kjo mënyrë e përgatitjes së turshive, ju lutem nga zemra më bëni sa më shumë LIKE 👍, SUBSCRIBE ❤️ dhe SHARE 🔄. Kjo më ndihmon shumë që videot e mia të arrijnë te sa më shumë njerëz.
Faleminderit nga zemra për çdo përkrahje, çdo LIKE, çdo SHARE, çdo SUBSCRIBE dhe çdo koment të bukur! ❤️🥰
Zoti ju ruajt të gjithëve dhe shihemi ne videon e radhes