Sallatë me kastravec plot shije nga Shefja e kuzhinës Albana Mançja - “Mes’dritë”
Vizion Plus TV
0:00 / 0:00
Sallatë me kastravec plot shije nga Shefja e kuzhinës Albana Mançja - “Mes’dritë”
3 332 просмотра · 18 часов назад
Vizion Plus TV
979 тыс. подписчиков
3 332 просмотра · 18 часов назад
Përbërësit:
4 kastravecë të vegjël
1 spec djegës
4 qepë të njoma
2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle salcë soje
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 tufë majdanoz të freskët
Lëngu i ½ limoni
Kripë sipas shijes
Fara susami për dekor
Përgatitja:
Vendosim kastravecët në një qese ushqimore dhe i rrahim lehtë me rrahësen e mishit, derisa të çahen pak. I presim në copa mesatare.
Presim specin djegës dhe qepët e njoma në feta të holla, ndërsa majdanozin e grijmë imët.
Në një tas përziejmë salcën e sojës, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe hudhrën e shtypur.
Shtojmë kastravecët, specin, qepët dhe majdanozin. I trazojmë mirë, në mënyrë që të përthithin aromat e salcës.
Në fund e spërkasim sallatën me fara susami dhe e shërbejmë menjëherë.
Këshilla e Albanës:
E lëmë sallatën për 10–15 minuta në frigorifer para servirjes, në mënyrë që shijet të bashkohen më mirë.
“Mes’dritë”, emisioni që e nis ditën me informacion, aktualitet, histori njerëzore, këshilla dhe tema që na prekin të gjithëve. Nën moderimin e Alma Çelaj, “Mes’dritë” ju shoqëron nga e hëna në të shtunë, ora 09:00-11:00. Një mëngjes i nisur ndryshe, me një përzgjedhje të pasur temash sociale, aktuale dhe me energji të mirë.
#vizionplustv #mesdrite #almacelaj