Перейти к содержимому

Stop/ Xhaxhai i mbyll rrugën nipit: E lë 4 vjet pa hyrje në shtëpi, rezulton dhe pa çertifikatë

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Stop/ Xhaxhai i mbyll rrugën nipit: E lë 4 vjet pa hyrje në shtëpi, rezulton dhe pa çertifikatë

5 425 просмотров · 7 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
5 425 просмотров · 7 ч назад
Në fshatin Kakaç të Maliqit, Aklent Fasho prej katër vitesh nuk mund të shkojë normalisht në banesën e tij, pasi xhaxhai, Avni Fasho, i ka bllokuar rrugën që, sipas denoncuesit, familja e tij e përdorte prej 40 vitesh. Konflikti mes të afërmve nisi në vitin 2022, kur rruga që mundësonte hyrjen deri në oborrin e banesës u mbyll, duke lënë Aklentin dhe familjen e tij pa kalim. Bashkëshortja e Avni Fashos, Valentina, pretendon se hapësira përpara banesës së tyre është oborr privat dhe se nipi mund të përdorë një rrugë tjetër, nga pjesa e sipërme e fshatit. Por kryeplaku, Irjat Fasho, konfirmon se hapësira ka shërbyer si rrugë për familjen e Aklentit deri në momentin kur marrëdhëniet mes xhaxhait dhe nipit u prishën. Edhe topografi i Bashkisë Maliq, Mevlan Lame, pohon se gjatë verifikimeve në terren është konstatuar ekzistenca e rrugës dhe se është vendosur që ajo të qëndrojë e hapur derisa të përfundojë procesi i pajisjes së Avni Fashos me dokumentacion pronësie. Problemi qëndron te mungesa e një harte kadastrale që përcakton zyrtarisht pozicionin e rrugës. Ndërkohë, komunikimi me ASHK-në në Korçë sjell një tjetër zhvillim: sipas institucionit, Avni Fasho nuk disponon titull pronësie për truallin apo ndërtesën, ndërsa kërkesa e tij e fundit është refuzuar për mospërmbushje të kritereve. Tashmë, zgjidhja pritet nga Bashkia Maliq, e cila duhet të ndërhyjë për hapjen e rrugës deri në përcaktimin përfundimtar të saj nga Kadastra. Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan