Перейти к содержимому

Hiking ne debore ( Aventurë dimri në Voskopoje - Shipske - Voskopoje)

Discover Korca Al

0:00 / 0:00

Hiking ne debore ( Aventurë dimri në Voskopoje - Shipske - Voskopoje)

805 просмотров · 5 лет назад
Discover Korca Al
22 подписчика
805 просмотров · 5 лет назад
Këtë herë guida jonë ishte për në fshatin Shipskë, 5Km nga Voskopoja.  E kemi shijuar shumë sepse koha me dëborë, njerëzit e mirë dhe pamja fantastike e krijuar e bëri udhëtimin magjepsës. Kur arritëm në Shipskë vizituam Kishën e Shën Gjergjit, e shpallur monument kulture i kategorisë së parë, daton që nga shekulli XVIII. Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare, ky objekt kulti është në gjendje të mirëmbajtur por në fakt donte disa restaurime. Kisha përbëhet nga naosi, narteksi, hajati, këmbanarja dhe një ndërtim i vonë që i bashkangjitet ndërtesës në anën jugore dhe që ka shërbyer si faltore. Tri pjesët e para : naosi, narteksi dhe hajati janë të vendosura njëra pas tjetrës, gjatë aksit gjatësor lindje-perendim. Në anën perëndimore shtrihet hajati, i cili del tej mureve perimetrale të kishës. Ai është i hapur me nje varg kolonash të ulëta e të trasha, me bazamente e kapitele. Në anën jugore kishës i është bashkangjitur në një kohë më të vonë një faltore e vogël, e pajisur me një tavan dërrase. Pas kishës së Shën Gjergjit u nisëm drejt një shtegu tjetër duke u përpjekur në dëborën që kishte humbur çdo gjurmë të tij dhe duke shijuar çdo pamje që na ofronte natyra qetësuese arritëm tek Manastiri i Shën Prodhomit. Manastiri i Shën Prodhromit është ndërtuar në një pozitë natyrore piktoreske. Ndërtimi i kishës së Manastirit është realizuar në harkun kohor që përfshin vitet 1632 – 1634, ndërsa pikturimi i saj ka përfunduar në vitin 1659 , që mendohet se është vepër e murgut Andoni i Shipckës. Kisha e Manastirit të Shën Prodhromit është e tipit në formë kryqi me kupolë, triabsidale. Ajo përbëhet nga naosi, ambienti i altarit dhe narteksi, i shtuar në një kohë më të vonë. Datimi: Viti 1632 Faleminderit bashkëudhëtarëve tanë : Faleminderit  Icon Studio Faleminderit Korça Alpin Faleminderit Korça në shtigje Faleminderit Intermedical Korçë Të gjitha të drejtat e videos janë të rezervuara, nuk lejohet marrja e saj pa djeninë e stafit tonë. ( Video made with IPhone 11 Pro Max )