Перейти к содержимому

“Albin, reago, përvishi mëngët!”, Berisha: Kosova la në baltë UÇK

RTV KLAN

0:00 / 0:00

“Albin, reago, përvishi mëngët!”, Berisha: Kosova la në baltë UÇK

1 665 просмотров · 8 ч назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
1 665 просмотров · 8 ч назад
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News në RTV KLAN, gazetari dhe analisti nga Kosova, Ridvan Berisha, ka analizuar tensionet e fundit politike dhe reagimet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë që dënoi me 81 vite burg krerët e UÇK-së. Berisha theksoi se institucionet e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti duhet të lënë mënjanë kalkulimet e ngushta partiake dhe të mobilizojnë të gjithë aparatin shtetëror, juridik dhe shkencor në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe figurave historike si Hashim Thaçi me bashkëluftëtarët e tij. Sipas analistit, institucionet kosovare kanë dështuar t’u dalin në krah siç duhet drejtuesve të UÇK-së, ndërsa Kuvendi po humb kohë të çmuar përballë nismës ligjore të propozuar me 27 nene për Dhomat e Specializuara. Berisha nënvizoi domosdoshmërinë e votimit të këtij projektligji pa e kushtëzuar me pazare politike siç është çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri, duke paralajmëruar se mungesa e konsensusit dhe përçarja e brendshme rrezikojnë ta çojnë vendin në paqëndrueshmëri institucionale e zgjedhje të reja. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan #AlbinKurti #RidvanBerisha #UCK #GjykataSpeciale #Haga #Kosova #Prishtine #HashimThaci #PDK #Vetevendosje #LajmetEFundit #Politike #Analize