Trahaniku i Përmetit, tradita që nuk vjetërohet nga shefja e kuzhinës Albana Mançja - “Mes’dritë”
Vizion Plus TV
0:00 / 0:00
Trahaniku i Përmetit, tradita që nuk vjetërohet nga shefja e kuzhinës Albana Mançja - “Mes’dritë”
3 935 просмотров · 20 часов назад
Vizion Plus TV
979 тыс. подписчиков
3 935 просмотров · 20 часов назад
Përbërësit:
250 g grurë të shtypur
1 kg qepë
1 lugë çaji piper i zi
1 lugë çaji rigon
1 lugë çaji spec i kuq djegës
100 g gjalpë
100 ml vaj ulliri
2 gjokse pule
1 grusht arra të pjekura
500 g miell
Petë të pjekura
Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Përgatisim brumin me pak ujë, miell, vaj ulliri dhe kripë. E mbulojmë me një copë të lagur.
Ndërkohë, ziejmë pulën me ujë dhe pak kripë. Pasi të ketë zier, e ndajmë në fije.
Përgatisim mbushjen. Presim qepët imët dhe i kaurdisim në zjarr të ngadaltë derisa të zbuten, më pas shtojmë fijet e pulës.
Në një tenxhere tjetër, me ujë të vluar, hedhim grurin e shtypur dhe e ziejmë derisa të zbutet. Shtojmë kripë dhe erëzat: piperin, specin e kuq djegës dhe rigonin.
Pjekim arrat, i thërmojmë dhe i përziejmë me masën e grurit. Këtë përzierje e bashkojmë me qepët dhe mishin e pulës.
Hapim dy petë të njoma dhe mbi to shtrojmë petë të pjekura. Çdo rresht pete e lagim me lëng pule, të pasuruar me pak vaj ulliri.
Pas tre shtresave me petë të pjekura, shtojmë mbushjen me grurë, qepë dhe mish. E mbulojmë me një shtresë petësh të pjekura, e lagim sërish me lëng mishi dhe e përfundojmë me dy petë të njoma sipër.
Në fund, lyejmë sipërfaqen me vaj ulliri, e vendosim në furrë dhe e pjekim ngadalë për rreth 30 minuta.
“Mes’dritë”, emisioni që e nis ditën me informacion, aktualitet, histori njerëzore, këshilla dhe tema që na prekin të gjithëve. Nën moderimin e Alma Çelaj, “Mes’dritë” ju shoqëron nga e hëna në të shtunë, ora 09:00-11:00. Një mëngjes i nisur ndryshe, me një përzgjedhje të pasur temash sociale, aktuale dhe me energji të mirë.
#vizionplustv #mesdrite #almacelaj