Перейти к содержимому

Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur

Saranda Web

0:00 / 0:00

Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur

1 638 просмотров · 2 дн. назад
Saranda Web
13,9 тыс. подписчиков
1 638 просмотров · 2 дн. назад
Tetë vjet pa drita në Çukë, apeli i Feim Musai: “Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur” https://sarandaweb.net/tete-vjet-pa-d... Prej tetë vjetësh, Feim Musai, 68 vjeç, nga fshati Çukë në periferi të Sarandës, jeton pa energji elektrike. Mes problemeve shëndetësore dhe vështirësive të jetës, kërkesa e tij është e thjeshtë: ndriçim në dhomën ku banon dhe mundësia për të përdorur një frigorifer ku të ruajë ilaçet e ushqimin. Streha e tij nisi si një barakë me llamarina, të cilën e ndërtoi në bahçen e të atit. Më pas, me ndihmën e të afërmve dhe miqve, arriti të ndërtonte një dhomë dhe një banjë, me sipërfaqe të përgjithshme prej 16 metrash katrorë. Por ndihma për të pasur një strehë nuk mjaftoi që ajo të kishte edhe energji elektrike. Në rrëfimin për Saranda Web, Musai thotë se është drejtuar vazhdimisht pranë institucioneve për të kërkuar lidhjen e energjisë. Sipas tij, procedurat për dokumentacionin e ndërtesës janë kthyer në pengesën që e mban ende pa drita. “Në ALUIZNI më thonë i ka bllokuar aplikimet shteti, te elektriku e njëjta gjë, te drejtori i Hipotekës e njëjta gjë: shiko kutitë me dosje sa kemi atje”, rrëfen 68-vjeçari, duke përshkruar përgjigjet që thotë se ka marrë gjatë përpjekjeve të tij. Sipas Musait, për lidhjen e energjisë i kërkohet që ndërtesa të jetë në proces legalizimi. Por ai shprehet se, kur kërkon të ndjekë këtë procedurë, i thuhet se aplikimet janë bllokuar. Kështu, kërkesa e tij mbetet mes zyrave, ndërsa në banesë vazhdon të mungojë një shërbim bazë. “Unë nuk kërkoj asgjë më shumë se të kem energji elektrike për ndriçim dhe për frigoriferin, të ruaj ilaçet dhe një lugë gjellë”, shprehet ai. Për Feimin, frigoriferi lidhet me nevojat e përditshme të shëndetit dhe ushqimit, ndërsa një llambë do t’i jepte fund mbrëmjeve në errësirë. Lodhjen nga përpjekjet për të gjetur zgjidhje e përmbledh në pak fjalë: “Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur. Kam vajtur te të gjithë drejtuesit e institucioneve, vetëm te Perëndia nuk kam mundur të vete”. Pas tetë vjetësh pa energji elektrike, Feim Musai u drejton një apel institucioneve përgjegjëse që të shqyrtojnë rastin e tij dhe të gjejnë një zgjidhje për lidhjen e banesës. Në atë hapësirë prej vetëm 16 metrash katrorë, ai kërkon të ketë dritë dhe të mund të ruajë ilaçet e pak ushqim, pa u kthyer sërish nga zyrat me të njëjtën pritje. Feim Musai, Çukë, Cuke Sarande, Sarandë, Saranda, Saranda Web, Saranda Web TV, tetë vjet pa drita, 8 vjet në errësirë, pa energji elektrike, apeli i Feim Musait, apel për ndihmë, histori e trishtë, histori njerëzore, probleme sociale, kushte të vështira jetese, pengesa burokratike, legalizimi i banesës, institucionet, dua vetëm dritë, lajme Saranda, kronikë televizive, Shqipëri Saranda Web - Rrjeti më i madh informues & promovues - Saranda News & Info - Gjithçka rreth Sarandës Website https://sarandaweb.net/ Facebook   / sarandaweb.net   Instagram   / saranda.web   Youtube    / @sarandaweb   Tiktok   / saranda.web   Pinterest   / sarandaweb   in   / sarandaweb   Linktree https://linktr.ee/sarandaweb #denoncim #sarandë Email sarandaweb@gmail.com Lajme nga Saranda Lajme nga Saranda Web, Saranda news & info, Lajme me video live nga Saranda Web. Live TV me lajmet nga Saranda Web. Lajmet e Fundit nga Saranda vijnë në Saranda We Lajme nga Saranda – Portali Saranda Web - Lajmet e Sarandës