Andoni: Srdanoviç këndoi në sllavisht këngë për Kosovën. Nacionalizmi është në ADN e tyre | 3D
RTSH
0:00 / 0:00
Andoni: Srdanoviç këndoi në sllavisht këngë për Kosovën. Nacionalizmi është në ADN e tyre | 3D
410 просмотров · 10 часов назад
RTSH
296 тыс. подписчиков
410 просмотров · 10 часов назад
Analisti Ben Andoni, i ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudushin, ka komentuar atmosferën që ka vërejtur në Serbi gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se pavarësisht qetësisë së situatës, elementët e nacionalizmit mbeten të pranishëm në diskursin publik.
Sipas Andonit, deri në orët e mesditës situata ishte tejet e qetë, por një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e tij dhe i ndihmoi të kuptonte më mirë klimën politike dhe shoqërore në vend.
“Deri në drekë, situata ka qenë jashtëzakonisht e qetë. Ajo që më bëri përshtypje dhe që ma shpjeguan edhe njerëzit atje ishte se Srdanoviç, i cili është mbartësi i Listës së Studentëve, me karizmën e tij, pasi përfundoi fjalimin nisi të këndonte një këngë tradicionale serbe për Kosovën. Fjalët ishin përshtatur duke futur elementë të Listës Studentore dhe kjo të bën të kuptosh se pjesa e nacionalizmit është ende pjesë e ADN-së së tyre”, u shpreh Andoni.
Ai shtoi se simbolika që shoqëron këto manifestime mbetet e njëjtë, duke iu referuar edhe përdorimit të shenjës së njohur me tre gishta.
“Andaj kuptohet që simbolika është e njëjtë me atë të tre gishtave”, deklaroi analisti.
3D me Alban Dudushin, një program i dedikuar aktualitetit ku trajtohen "dritëhijet, debatet dhe dilemat" mbi çështjet që prekin dhe shqetësojnë publikun shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Përmes gazetarëve dhe analistëve të ftuar në panel, 3D do të përcjellë mesazhe të forta nga Shqipëria dhe përtej saj.
Subscribe to our YouTube Channel:
http://bit.ly/3H0S7oQ
Find us at:
https://www.rtsh.al/
Follow us on social
Follow us and get updates from RTSH on social media:
Facebook: / rtshqiptar
Instagram: / rtshqiptar
Twitter: / rtshqiptar
Tik Tok: / rtshqiptar
#3D #RTSH #albandudushi