Перейти к содержимому

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 6 Shtator 2026, ora 19:30 | Lajme - News

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 6 Shtator 2026, ora 19:30 | Lajme - News

9 206 просмотров · 9 часов назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
9 206 просмотров · 9 часов назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 6 Shtator 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines RAMA: Pagat e gjyqësorit i propozon qeveria dhe i miraton Kuvendi. GJK pret parlamentin Kryeministri Rama shprehet se pagat e gjyqësorit i propozon qeveria dhe i miraton Kuvendi dhe jo institucionet e drejtësisë. Ai nënvizon se as Kushtetuesja nuk ka guxuar të hapë vetë derën e Thesarit, por pret parlamentin që të zbatojë vendimin e saj. Berisha me diasporën në SHBA: Shqipëria ka nevojë për ringritje. Ata që firmosën ndalimin tim sot janë non-grata në Amerikë Lideri i opozitës Sali Berisha, në takimin me diasporën në Nju Xhersi, akuzoi Ramën se ka shpopulluar vendin dhe se Shqipëria ka nevojë për ringritje për ta larguar atë nga qeveria. Teksa theksoi se ata që ia ndaluan udhëtimin në SHBA sot janë non-grata në Amerikë. 32 vatra zjarri në vendin tonë. 11 mbeten aktive, 5 nën mbikëqyrje Situata me zjarret në vendin tonë vijon të jetë problematike. Në 24 orët e fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 11 janë aktive, ndërsa 5 të tjera janë nën mbikëqyrje. Gjendja më e vështirë mbetet në Fier dhe Dajt. Konflikti për pronat, gjykata liron biznesmenin. Muça: Bedinaj na sulmoi me armë. Gjobevenia, gënjeshtër Reagon për herë të parë biznesmeni Luan Muça, pas përplasjes me biznesmenin Bedinaj në Orikum. Ai rrëzon pretendimet për gjobëvënie dhe thotë se ka konflikt pronësie për një pronë në Palasë, ku po ndërtonte një hotel me 5 yje. Gjykata e Vlorës e liroi nga qelia, ndërsa tre të tjerë u lanë në arrest në burg. Karburanti rrit arkëtimet, 1 mld lekë më shumë nga TVSH-ja dhe akciza në gusht Muaji gusht ka shënuar një rekord sa i përket importit të karburanteve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit të shkuar u zhdoganuan 80 mijë tonë karburante, duke i sjellë arkës së shtetit afro 110 milionë euro më shumë nga TVSH-ja dhe akciza. Kushner dhe Witkoff, për herë të parë në Kiev. Takimi në Moskë përfundoi pa rezultat Dy të besuarit e Trump, Witkoff dhe Kushner, mbërritën për herë të parë në Kiev në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konfliktin me Rusinë. Vizita e tyre vjen pas takimit që patën me Putinin në Moskë, i cili përfundoi pa një rezultat të qartë. Saranda, zemra e turizmit të Jonit. Klan Explorer, nga bregu i Rivierës te ishulli i Tongos në jug Mes kaltërsisë së Jonit, Saranda mbetet një nga destinacionet më të njohura të turizmit shqiptar. Plazhet, ishujt dhe peizazhi i saj e kanë kthyer këtë cep të jugut në një pikë referimi për pushuesit vendas dhe të huaj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/