Перейти к содержимому

Stop/ Sherri i çuditshëm: bashkia lidh kontratë për kullotjen e bagëtive, bashkëfshatari e kërcënon

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Stop/ Sherri i çuditshëm: bashkia lidh kontratë për kullotjen e bagëtive, bashkëfshatari e kërcënon

5 381 просмотр · 8 часов назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
5 381 просмотр · 8 часов назад
Në fshatin Backë të Skraparit, fermeri Hatem Gurra, i cili ka lidhur një kontratë qiraje për kullotjen e bagëtive dhe ka shlyer detyrimet ndaj bashkisë, prej kohësh përballet me një konflikt lidhur me kullotën që përdor. Një person tjetër pretendon se sipërfaqja i përket atij, ndërsa mosmarrëveshja e pazgjidhur po i sjell pasoja të rënda fermerit, të cilit, sipas denoncimit, po i ngordhin delet.Përgjegjësi i Shërbimit Pyjor, Besnik Demko, pohon se Hatem Gurra ka të drejtë në kërkesën e tij dhe se pala tjetër ka një parcelë të ndryshme. Megjithatë, përpjekjet e bëra deri më tani nuk kanë sjellë zgjidhje. Nga ana tjetër, Luan Gjoni i kundërshton pretendimet e fermerit, duke këmbëngulur se prona është e regjistruar me dokumentacion të rregullt dhe se nuk ka arsye për t'u përfshirë në një proces gjyqësor. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema, pranon se është në dijeni të problematikës dhe premton se do të ringrejë një grup pune, në bashkëpunim me komisariatin e policisë, për t'i dhënë zgjidhje konfliktit. Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan #Sherri #Backë #Skrapar #HatemGurra #KullotjaEBagëtive #Fermerët #KonfliktPronësie #BashkiaSkrapar #Denoncim #EmisioniStop