Перейти к содержимому

“Kemi shpall dy parime”, Berisha: Mbështesim studentët në protestë, do jemi aty deri në fund

RTV KLAN

0:00 / 0:00

“Kemi shpall dy parime”, Berisha: Mbështesim studentët në protestë, do jemi aty deri në fund

1 212 просмотров · 1 день назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
1 212 просмотров · 1 день назад
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në intervistë ekskluzive për Klan News u shpreh se mbështetja për studentët është e pakufishme nga ana e demokratëve. Ai theksoi se strukturat dhe forumi rinor i Partisë Demokratike janë aty në protestë që nga minuta e parë e saj dhe do vazhdojë të qëndrojë deri në fund. Kryedemokrati pohoi se mbështetja e PD-së për protestën nuk e “vret” lëvizjen e studentëve, por përkundrazi i jep forcë asaj. Ai theksoi se Partia Demokratike ka shpallur dy parime, të cilat sipas tij, në thelb mbrojnë studentët dhe kauzën e tyre. “Përkundrazi! Protestën unë e kam mbështetur sipas rregullave që ata (studentët) e përcaktuan vetë. Ne kemi shpall dy parime: parimi i parë të mbështesim studentet me potencialen tonë, parimi i dytë: të mbrojmë studentët. Jemi në origjinë në këtë protestë. Ne kemi strukturat e formonit rinor që janë aty që nga minuta e parë dhe ata do jenë aty deri në fund. Falangat e Edi Ramës, që janë aty për ta “vdekur” protestën, dalin me tezën dhe thirrjen “Rama në burg”, “Berisha në burg”, nuk ka mashtrim më të madh se kjo që të thuash pozita dhe opozita janë njëlloj”, theksoi Berisha SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan