21. Rijadu Salihin || Hadithi 31-35 || Hoxhë Enis Arifi
Uniteti Islam
0:00 / 0:00
21. Rijadu Salihin || Hadithi 31-35 || Hoxhë Enis Arifi
82 просмотра · 3 месяца назад
Uniteti Islam
3,45 тыс. подписчиков
82 просмотра · 3 месяца назад
Hadithi nr. 31
Transmetohet nga Enesi radijAllahuanhu të ketë thënë: “Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem kaloi pranë një gruaje e cila qante mbi një varr dhe i tha:
“Frikësoju Allahut dhe bëj durim.” Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty
nuk të ka goditur fatkeqësia ime!” Ajo nuk e njihte të Dërguarin sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem. Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ajo
shpejtoi deri te dera e shtëpisë së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe
pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derën dhe tha: “(O i Dërguari i Allahut) Nuk të
njoha.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Durimi është në goditjen
e parë (sepse atëherë është më së vështiri).” Buhariu dhe Muslimi.
Në Sahihun e Muslimit qëndron: “Gruaja qante për fëmijën e saj (të vogël).”
Hadithi nr. 32
Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem ka thënë: “Allahu i Madhërishëm thotë: “Shpërblimi i robit
Tim besimtar, kur t’ia marr të dashurin e tij nga banorët e kësaj bote
dhe ai bën durim për të duke llogaritur shpërblim, nuk është tjetër
përveçse xhennetit.” Transmeton Buhariu.
Hadithi nr. 33
Transmetohet nga Aishja radijAllahu anha se ajo e ka pyetur të Dërguarin e
Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për murtajën (taûn) dhe ai e ka lajmëruar se
“ajo është dënim (adhab). që Allahu ia dërgon kujt të dojë, kurse për
besimtarët e ka bërë mëshirë (rahmet). Nuk ka asnjë rob që gjendet
në vendin ku është përhapur murtaja dhe që qëndron në vendin e vet,
duke duruar dhe duke llogaritur në shpërblimin e Allahut (për durim)
dhe duke ditur se asgjë nuk mund ta godasë përveç asaj që Allahu ia
ka përcaktuar e të mos e ketë shpërblimin e shehidit.” Transmeton
Buhariu.
Hadithi nr. 34
Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu, i cili thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin
e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Allahu thotë: “Nëse robin
Tim e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) dhe ai bën
durim, do t'ia kompensoj me Xhenet.” Transmeton Buhariu.
Hadithi nr. 35
Nga Ata ibën ebi Rebahu transmetohet të ketë thënë: “Ibën Abbasi më ka thënë:
“A dëshiron të të tregoj një nga gratë e xhennetit? I thashë se po dhe ai më tha:
“Kjo grua e zezë erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “Mua
nganjëherë më godet epilepsia dhe zbulohem (zhvishem duke mos e kuptuar
fare), prandaj lute për mua Allahun e Madhërishëm.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem tha: “Nëse do, bëj durim në sëmundje dhe do të fitosh
xhennetin, por nëse do, po i bëj lutje Allahut të Madhërishëm që të të
shërojë.” Ajo tha: “Do të duroj.” Pastaj vazhdoi: “Kur më godet kjo sëmundje
zhvishem, ndaj lute Allahun që të mos zhvishem.” Dhe Pejgamberi i bëri lutje.”
Buhariu dhe Muslim