MUZË
MR FRANK
0:00 / 0:00
MUZË
162 просмотра · 14 часов назад
MR FRANK
511 подписчиков
162 просмотра · 14 часов назад
Ai e pa nji ditë pa e kërku,
si dritë që hyn në dhomë pa trokitë,
prej asaj dite fjala iu ba kangë,
e çdo mendim me emnin e saj u lidh.
Ajo kalonte krenare nëpër jetë,
me sytë përpara, krytin gjithmonë nalt,
s’e dinte sa vargje lindnin për të,
as sa net ai i kishte met pa gjumë gjatë.
Ai e bani muzë pa i kërku asgja,
e vuni ndër vargje, ndër nota, ndër andrra,
kurse ajo, e qetë në botën e saj,
numëronte veprat, jo zemrat e marra.
Ti je muza që s’e din se je muzë,
fjala që m’vjen kur fjala më mungon,
unë t’kam ngritë n’kangë, t’kam ba poezi,
e ti krenare punën tande shikon.
Ti s’kthehesh mrapa me pa kush të ndjek,
as kush për ty nji zemër e harxhon,
unë t’kam dhanë shpirt ndër vargjet e mia,
e ti krenare veç përpara shkon.
Në tavolinë ajo i hap letrat e veta,
me plane, me andrra, me punë pa mbarim,
kurse ai larg, në heshtjen e natës,
prej nji buzëqeshjeje ndërton nji poezi
Çdo sukses i saj atij i dukej festë,
çdo hap i saj i dukej si triumf,
ajo s’kishte kohë me pa përtej dritares,
ku dikush prej saj po krijonte nji botë.
Ajo s’i premtoi kurrë dashni,
as s’i tha: “pritmë”, as “mos më harro”,
por pa e ditë u ba arsyeja
që ai çdo natë përsëri të këndojë.
Ti je muza që s’e din se je muzë,
fjala që m’vjen kur fjala më mungon,
unë t’kam ngritë n’kangë, t’kam ba poezi,
e ti krenare punën tande shikon.
Ti s’kthehesh mbrapa me pa kush të ndjek,
as kush për ty nji zemër e harxhon,
unë t’kam dhanë shpirt ndër vargjet e mia,
e ti krenare veç përpara shkon.
Ndoshta nji ditë, kur vitet të kenë ikë,
ndër kangë të vjetra zanin tem ta ndjesh,
e dikush të thotë: “Kjo kangë ishte për ty…”
atëherë, ndoshta, për nji çast të heshtësh.
Jo për faj, as për pendim,
se zemra s’mundet me u marrë me zor,
veç me kuptu se dikur ishe drita
e nji njeriu që të deshti prej larg.
Ti je muza që s’e dite se ishe muzë,
nji histori që kurrë s’u tregu,
unë të lashë ndër vargje përgjithmonë,
ti në punën tande vazhdove me shkëlqy.
E nëse kurrë s’ma ktheve dashninë,
s’kam çka të kërkoj, as çka të gjykoj,
se ti më fale pa e ditë nji kangë,
e unë me atë kangë…
gjithmonë do të jetoj.